Kosova
230 kompani nga diaspora, të interesuara për të investuar në Kosovë
Prezent në konferencë kanë qenë qindra biznese nga diaspora dhe Kosova
Krijimi i lidhjeve mes bizneseve të diasporës dhe Kosovës është i dobishëm për të dyja palët. Duke u lidhur me bizneset e Kosovës, diaspora mund të ndihmojë në krijimin e vendeve të punës dhe në rritjen e eksportit të produkteve të prodhuara në Kosovë, si dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik.
Kështu është thënë në Konferencën Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Evropa -B2B, e mbështetur nga USAID-i.
Konferenca është organizuar për t’i nxitur synimet e përbashkëta për zhvillim ekonomik në Kosovë.
Yll Blakaj, kryetar i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Evropë, tha se konferenca B2B është organizuar me qëllim të lidhjes së diasporës nga Evropa me bizneset në Kosovë për identifikimin e mundësive investuese dhe eksportuese të produkteve dhe shërbimeve nga Kosova.
“Mbi 230 firma nga diaspora shqiptare të interesuara për produktet tona, por njëkohësisht edhe të investojnë ose të participojnë në firmat që gjenerojnë prodhim në Kosovë. Po ashtu më vjen mirë që një pjesë e prodhuesve të rëndësishëm në ekonominë kosovare dhe shqiptare bëjnë pjesë këtu në këtë Forum ekonomik. Ne do të kemi rastin që gjatë dy ditëve të ndiqen një sërë takimesh shumë të rëndësishme. Pra, po fillojmë sot me takimet B2B, dëshirojmë që energjinë pozitive që kemi sjellë këtu, por edhe që e gjetëm këtu ta shfrytëzojmë me takime B2B, të cilat do të konkretizohen me lidhje të kontakteve të ndryshëm, pse jo edhe marrëveshjeve të cilat do të ndodhin në ardhmen e afërt”, theksoi Blakaj, raporton “Kosova Press”.
Ndërsa, Brian Martalus, drejtor i Zyrës për Rritje Ekonomike në USAID për Kosovë vlerësoi lart takimin ndërmjet bizneseve kosovare dhe atyre nga diaspora. Ai tha se 120 kompani prodhuese nga Kosova, eksportojnë mallrat e tyre në tregun evropian, përcjell albinfo.ch.
“Shpesh herë njerëzit mendojnë për kompani të mëdha për investime të mëdha, por mendoj se është më reale dhe më e dobishme për Kosovën të ketë lidhje të këtilla me diasporën për investime të mesme dhe të vogla, të cilat do ta shtynin ekonominë përpara”, tha Martalus.
Prezent në konferencë kanë qenë qindra biznese nga diaspora dhe Kosova. Për takimet B2B nikoqir kanë qenë kompanitë kosovare të sektorëve të ndryshëm, përfshirë përpunimin e drurit, veshmbathjeve, energjisë, teknologjisë informative, ushqimit dhe pijet etj.
Ndërsa, Armend Malazogu nga “Frutomania”, i cili mori pjesë në takimet B2B, theksoi se theksoi se themelet e zhvillimit të eksporteve të ‘Frutomanisë’ janë zhvilluar në bazë të bashkëpunimit me biznesmen që jetojnë jashtë vendit dhe edhe në të ardhmen për lidhje të biznesit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat














