Shqipëria
Më në fund: Euro fillon të ngritet
Ekspertët pohojnë se euro pritet të stabilizohet në një ekuilibër të ri të ulët, por ky nivel ka përgjithësisht efekte pozitive për ekonominë, pasi rrit fuqinë relative blerëse
Pothuajse të gjitha valutat janë forcuar në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë.
Një euro është këmbyer me 126.05 lekë, me një rritje prej 0.89 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Kjo është rritja e dytë më e madhe ditore përgjatë këtij viti, shkruan ‘monitor’.
Dollari u rrit lehtë me 0.02 lekë, funte me 0.41 lekë dhe franga me 0.57 lekë. Ky është niveli më lartë i euros në tregun vendas, që nga data 1 qershor, përcjell albinfo.ch.
Ndikimin kryesor në këtë rritje e ka ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor përmes blerjes së valutës me qëllim frenimin e rënies së euros, që sipas bankës, ndonëse ishte e ndikuar nga faktorë të përkohshëm, si konvertimi i kapitalit të bankave, doli përtej pritshmërive për shkak të efekteve psikologjikë që prisnin rënie të mëtejshme.
Megjithatë, ekspertët e tregut valutor pohojnë se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë nuk pritet të ndikojë në rritje të ndjeshme të euros, pasi jemi në stinën e verës dhe prurjet valutore pritet të shtohen, si nga emigrantët ashtu dhe turistë.
Ekspertët pohojnë se euro pritet të stabilizohet në një ekuilibër të ri të ulët, por ky nivel ka përgjithësisht efekte pozitive për ekonominë, pasi rrit fuqinë relative blerëse.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










