Shkurt.ch
Mbyllet xhamia “An`Nur”, e akuzuar për radikalizëm
Kjo xhami kishte hyrë në fokus të interesimit për faktin se disa të rinj nga ky regjion të cilët kishin shkruar për xhihad në Siri, ishin indoktrinuar me islamin radikal duke frekuentuar predikimet në këtë xhami. Në mesin e tyre ishin edhe vëlla e motër shqiptarë, nxënës të mitur
E bërë “ e famshme” për të keq, xhamia për të cilën është folur më së shumti dy vitet e fundit, ajo “An`Nur” e Winterthurit, përfundimisht do të mbyllet. Jo më larg se në qershor, shoqata me të njëjtin emër, e cila e udhëheq këtë xhami, do të pushojë së vepruari. Kështu ka thënë për gazetën “Sonntagsblick” një përfaqësues i kësaj shoqate.
Në muajin shkurt të këtij viti në ambientet rreth xhamisë ishin arrestuar dhjetë persona. Bëhej fjalë për një sulm që dyshohej se ata e kishin kryer ndaj dy besimtarëve tjerë të po kësaj xhamie, të cilët, sipas sulmuesve, i kishin dhënë informacione të brendshme një gazetari zviceran, transmeton albinfo.ch. Këto informata shkonin në dëm të xhamisë dhe shoqatës, e cila ishte prej kohësh në thumb të kritikave për dyshimet për predikime dhe aktivitete radikale islamike.
Xhamia “An`Nur” kishte hyrë në fokus të interesimit për faktin se disa të rinj nga ky regjion të cilët kishin shkruar për xhihad në Siri, ishin indoktrinuar me islamin radikal pikërisht duke frekuentuar predikimet në këtë xhami. Në mesin e tyre ishin edhe vëlla e motër shqiptarë, nxënës të mitur, shkruan albinfo.ch.
Nga fundi i vitit 2016, pronarja e objektit që i ishte dhënë me qira kësaj xhamie, kishte bërë me dije se nuk do ta lëshonte më këtë hapësirë me qira për xhaminë në fjalë.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë











