Bota
Mbyllet pjesërisht Qeveria amerikane
Qeveria e Shteteve të Bashkuara zyrtarisht është mbyllur pjesërisht pasi Kongresi ka shtyrë miratimin e buxhetit.
Mbyllja e pothuajse 25 për qind të Qeverisë do të thotë se disa prej agjencive kryesore kanë pezulluar operacionet e tyre prej 22 dhjetorit.
Mbyllja e Qeverisë erdhi pasi senatorët republikanë dhe demokratë dështuan që të arrijnë një marrëveshje mbi shpenzimet, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Presidenti amerikan, Donald Trump është zotuar se nuk do të nënshkruajë asnjë ligj për buxhetin, i cili nuk përfshinë 5 miliardë dollarë për ndërtimin e murit në kufirin ndërmjet SHBA-së dhe Meksikës.
Demokratët kundërshtojnë fuqishëm ndërtimin e murit dhe kanë thënë se do të votonin buxhetin, nëse në të nuk përfshihen fondet për ndërtimin e murit.
Zyrtarët vlerësojnë se 800 mijë punonjës federalë ose do të përjashtohen përkohësisht nga puna ose do të detyrohen që të punojnë pa u paguar menjëherë.
Mbyllja e Qeverisë do të prekë stafin e NASA-s, Departamentit të Tregtisë, Departamentit të Shtetit, Departamentit për Siguri Kombëtare, Drejtësisë dhe Bujqësisë.
Parqet nacionale pritet të mbesin të hapura, por shumica e punonjësve në këto parqe nuk do të punojnë.
Senati më herët gjatë javës në mënyrë unanime miratoi Projektligjin për shpenzimet pa përfshirë fondet për ndërtimin e murit në kufi dhe e dërgoi këtë projektligj në Dhomën e Përfaqësuesve. Por, Dhoma e Përfaqësuesve përfshiu në të edhe paratë për ndërtimin e murit dhe e ridërgoi në Senat, ku nuk kishte vota të mjaftueshme për t’u miratuar, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Si Senati, ashtu edhe Dhoma e Përfaqësuesve pritet që në mesditën e 22 dhjetorit të mbajnë seancë, ku do të tentojnë të arrijnë marrëveshje.
Më 21 dhjetor, presidenti Trump ka shkruar në Twitter se ai shpreson që mbyllja e Qeverisë nuk do të zgjasë shumë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“Shpresoj që mbyllja të mos zgjas shumë”, ka shkruar ai, duke insistuar se “kombi ynë duhet të ketë siguri në kufi”.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












