Kosova
Mbi 80 aeroplanë me mërgimtarë pritet të vijnë sot në Kosovë
Ka disa ditë që pikat kufitare të Kosovës kanë qenë me kolona të gjata, shkak i ardhjes së mërgimtarëve. Por, fluks të madh të udhëtarëve ka edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan albinfo.ch.
Së fundmi, zëdhënësja e aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, ka thënë se presin që deri në fund të festës “Viti i Ri” (janar – dhjetor 2023) të arrijnë një shifër prej 3.4 milionë udhëtarësh, ndërsa vetëm sot janë planifikuar 81 fluturime.
Ajo bëri të ditur se, edhe në ditën e fundit të vitit janë planifikuar mbi 60 fluturime vajtje- ardhje.
“Ne kemi një trend të vazhdueshëm të rritjes së numrit të udhëtarëve. Gjatë sezonit të dimrit ky trend vërehet më së shumti me rastin e festave. Pra 34 janë në arritje me datën 31 dhjetor si dhe 35 në nisje po më 31 dhjetor”, ka thënë Gara.
Ajo ka shtuar se Zvicra mbetet njëri ndër destinacionet me numrin më të madh të fluturimeve dhe udhëtarëve.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












