Shkurt.ch
Mbi 1 milion veta shfrytëzuan ofertën e udhëtimit gratis
Sot, në gjithë rrjetin e trafikut publik të kantonit të Zyrihut (ZVV) ka mbretëruar një gjallëri e madhe pasi që ky rrjet, me rastin e 25 vjetorit të vet kishte mundësuar shfrytëzimin gratis të të gjithë rrjetit.
ZVV vlerëson se më shumë se një milion veta kanë shfrytëzuar këtë ofertë për të udhëtuar falas me tren, tramvaj, autobus, anije dhe teleferik në gjithë hapësirën e kantonit.
Duke qenë se sot ka mbretëruar edhe mot i mirë gjatë gjithë ditës, anijet në Liqenin e Cyrihut kanë pasur mysafirë më shumë se ndonjëherë tjetër deri më tash.
Veçanërisht shumë janë vizituar ato vendpikniqe të cilat edhe në kushte normale vizitohen shumë. Fjala është për kodrën Uetliberg, me pamje të bukur nga liqeni, që është jo laarg nga Cyrihu, pastaj ujëvarja e madhe e rajnës (Rheinfall) afër Shafhausen-it etj.
Me gjithë fluksin e madh të udhëtarëve gjithçka ka ecur mbarë gjatë kësaj dite.
Aksioni vazhdon deri në fund të ditës së sotme, pra deri në orën 24.00.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













