Kosova
Mbërrin në Itali shtatorja e Skënderbeut, dhuratë për Horën e Arbëreshëve
Shoqata „Hora e Skënderbeut“ falënderon të gjithë mërgimtarët, shoqatat, klubet, e bizneset e shumta për kontributin e dhënë
Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut tashmë ndodhet në Itali. Kjo shtatore, me iniciativën e shoqatës „Hora e Skënderbeut“, është dhuratë e mërgimtarëve shqiptarë për arbëreshët. Dhurata për arbëreshët bëhet në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditës arbërore për më shumë se pesë shekuj. Po ashtu arbëreshët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999, kur ata hapën dyert e zemrat për kosovarët, të cilët ishin të dëbuar dhunshëm nga forcat serbe, gjatë zbatimit të planit të gjenocidit, thuhet në një njoftim nga shoqata e përmendur.
Kjo shtatore madhështore, e cila është vepër e skulptorit nga Prishtina, Gëzim Muriqi, do të vendoset në sheshin përballë Bashkisë në Horën e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi) në Sicili. Inaugurimi i saj do të bëhet më 30 gusht 2024, që përkon edhe me datën e themelimit të qytetit, i cili daton nga viti 1488.
Shoqata “Hora e Skënderbeut” falënderon Presidenten e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani, e cila ka marrë përsipër financimin e transportit, si dhe stafin e saj, të cilët kanë kanë ndihmuar në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, në mënyrë që shtatorja e Skënderbeut të niset drejt shtetit italian.
Një falënderim të veçantë kemi edhe për veprimtarin Qamil Isufi, i cili është angazhuar me përkushtim dhe ka marrë përsipër shpenzimet shtesë, në mënyrë që shtatorja të niset me kohë e të sigurohet transporti i saj.
Shoqata „Hora e Skënderbeut“ falënderon të gjithë mërgimtarët, shoqatat, klubet, e bizneset e shumta, të cilët me kontributin e donacionet e tyre kanë bërë të mundur që të jemi shumë afër realizimit të këtij projekti.
“Pas gati dy vite angazhim të shoqatës “Hora e Skënderbeut”, shtatorja e Skënderbeut ndodhet në Itali dhe në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëresheve, z. Rosario Petta, ne do të caktojmë datën kur ajo do të mbërrijë atje për t’u vendosur përfundimisht në sheshin përballë bashkisë, e për t’u përuruar më 30 gusht të këtij viti”, vazhdon njoftimi.
Sipas informacioneve tona, shumë bashkatdhetarë kanë shprehur dëshirën që të bëhen pjesë e kësaj feste madhështore. Ne i ftojmë të gjithë të interesuarit që rezervimet për shkuarjen e qëndrimin në Horën e Arbëreshëve në Sicili ta bëjnë me kohë. Festa tani është shumë afër!
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













