Kosova
Mbahet testi i maturës, sërish shpërndahen testet në rrjetet sociale
Përkundër paralajmërimeve se nuk do të lejoheshin shkelje të tilla si në afatet e kaluara, një gjë e tillë përsëri ka ndodhur dhe shumë teste kanë qarkulluar nëpër disa grupe të caktuara
Mbi 7 mijë maturantë të shkollave të mesme, të cilët nuk patën sukses në afatin e parë të testit shtetëror të maturës, kanë marrë pjesë në afatin e gushtit.
Që nga ora 10 e mëngjesit në të gjitha qendrat e përcaktuara testi ka nisur me kohë. E, me këtë, si edhe herëve të tjera, ka nisur edhe qarkullimi nëpër rrjete sociale i testeve të maturës shtetërore. Përkundër paralajmërimeve se nuk do të lejoheshin shkelje të tilla si në afatet e kaluara, një gjë e tillë përsëri ka ndodhur dhe shumë teste kanë qarkulluar nëpër disa grupe të caktuara.
Megjithatë, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se procesi ka shkuar pa asnjë problem.
Ndërsa, drejtori i Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihaj, ka thënë se i vetmi telash me të cilin është përballur kësaj radhe procesi është se një numër i maturantëve kanë vendosur të mos i përgjigjen thirrjes për të hyrë në test, përkundër njoftimeve me kohë.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












