Shkurt.ch
Maurer: Zvicra mund të strehojë përkohësisht 50 mijë refugjatë
"Do të kishim një situatë kaotike dhe që nuk do të ishte e qëndrueshme për shumë muaj, por një kulm mbi kokë dhe një shujtë të ngrohtë Zvicra mund t`ua ofrojë dhjetëra mijë njerëzve"
Ndryshe nga Gjermania, Austria ose Hungaria, Zvicra aktualisht nuk është cak i flukseve të mëdha të refugjatëve. Por, në rast nevoje emergjente, Zvicra, për kohë të shkurtë mund të strehojë rreth 50 mijë refugjatë. Sigurisht, bëhet fjalë për strehim afatshkurtër dhe emergjent, në strehimoret e mbrojtjes civile (bunkerë) ka deklaruar sot në Vorb ministri zviceran i mbrojtjes, Ueli Maurer.
Do të kishim një situatë kaotike dhe që nuk do të ishte e qëndrueshme për shumë muaj, por një kulm mbi kokë dhe një shujtë të ngrohtë Zvicra mund t`ua ofrojë dhjetëra mijë njerëzve. Më tutje ministri ka theksuar se ai shpreson që në Zvicër nuk do të ketë një skenar sikur në Hungari ose në Austri , por nuk përjashtohet mundësia që Zvicra të bëhet brenda pak orësh ose ditësh, cak i refugjatëve.
Nga 150 mijë vendet në qendrat për strehim të mbrojtjes civile nëpër kantone, për një kohë të shkurtë do t`i vinim në dispozicion 50 mijë sish.
Maurer në bashkëbisedimin e bërë në kazermën ushtarake në Bernë ka shprehur edhe shqetësimin se në mesin e refugjatëve mund të infiltrohen edhe terroristë të IS-it.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












