Bota
Masakra e Las Vegasit, më e rënda në historinë e Amerikës
Mësoni disa nga ngjarjet më trishtuese në historinë e Shteteve të Bashkuar të Amerikës
Vrasja e të paktën 58 personave dhe plagosja e mbi 515 personave ka hyrë si ngjarja më e rëndë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan ‘usatoday.com’.
Viktimat kishin marrë pjesë në një festival muzikor në Las Vegas, kur papritur një person, që është identifikuar dhe i cili më pas ka bërë vetëvrasje, ka filluar të gjuajë mbi turmën e madhe, përcjell albinfo.ch.
Ja disa ngjarje tragjike që kishin tronditur Amerikën:
-12 qershor 2016: Omar Mateen, një roje 29-vjeçar i sigurisë, kishte vrarë 49 persona dhe kishte plagosur 58 të tjerë në një klub nate homoseksualësh në Orlando. Ai ishte vrarë nga policia. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në SHBA, që nga sulmi terrorist i 11 shtatorit.
– 16 prill 2007: Seung Hui Cho, një student 23-vjeçar, kishte vrarë 32 persona në Virginia Tech në Blacksburg. Ai më pas kishte vrarë veten.
– 14 dhjetor 2012: Adam Lanza, 20 vjeç, vrau 20 fëmijë dhe gjashtë të rritur në shkollën fillore “Sandy Hook” përpara se të vriste veten.
– 16 tetor 1991: Xhorxh Hennard, 35 vjeç, ai kishte vrarë 23 njerëz para kryerjes së vetëvrasjes.
– 18 korrik 1984: James Huberty, 41-vjeçar, vrau 21 të rritur dhe fëmijë në një McDonald’s në San Ysidro, Kaliforni, para se të vritej nga policia.
– 1 gusht 1966: Charles Joseph Whitman, kishte vrarë 16 veta në një kullë në Universitetin e Teksasit në Austin, para se të qëllohej nga policia.
– 20 gusht 1986: Patrick Henry Sherrill, vrau 14 punëtorë postarë në Edmund, Oklah, para se të vriste veten.
– 2 dhjetor 2015: Syed Farook dhe Tashfeen Malik, një çift i martuar që jetonin në Redlands, Kaliforni, hapën zjarr në një aktivitet trajnimi dhe festash të Departamentit të Shëndetit Publik të Qarkut San Bernardino, duke vrarë 14 vetë dhe duke plagosur 22 për pak minuta.
– 5 nëntor 2009: Nidal Hasan vrau 13 njerëz dhe plagosi 30 të tjerë në Fort Hood pranë Killeen, Teksas. Ai u dënua me vdekje.
– 16 shtator 2013: Aaron Alexis, 34-vjeçar, vrau 12 persona dhe plagosi tre të tjerë në selinë e Komandës së Sistemeve Detare në Uashington D.C. Më vonë u vra nga policia.
– 20 korrik 2012: James Holmes vrau 12 persona në një teatër filmik.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













