Shkurt.ch
Masa speciale për azilkërkuesit e rrejshëm nga Serbia
Tre fish më shumë shtetas serbë kanë kërkuar azil në Zvicër, krahasuar me 6 muajt e një viti më parë, ose plot 965 sish!
965 shtetas të Serbisë kanë kërkuar azil në Zvicër vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Ky numër është sa trefishi i periudhës së njëjtë të një viti më parë. Një numër tepër i madh për një vend dhe një regjion, si Ballkani, që Zvicra dhe BE ka kohë që e ka futur në kategorinë e “vendeve të sigurta”.
Kjo gjendje, kur duke e ditur se shanset për të fituar azilin për këta persona janë të barabarta me zero, kanë shtyrë drejtorin e Zyrës Federale për Migracion, Mario Gattiker të kërkojë veprim të shpejtë. Trajtimi me procedurë të shpejtuar i lëndëve të shtetasve të Serbisë do të ishte një hap i duhur në këtë drejtim, ka thënë Gattiker për gazetën “SonntagsBlick”.
Një masë plotësuese në drejtim të demotivimit të tyre për të kërkuar strehim në Zvicër është një projekt pilot i BFM-së. Në Pratteln janë strehuar në një strehimore shtetasit serbë, kërkues të azilit dhe në po atë vend është zhvilluar edhe procedura e kërkimit të azilit. Njëkohësisht janë zhvilluar edhe bisedimet për kthim të këtyre azilkërkuesve.
Një masë tjetër frikësuese që ka propozuar Gattiker është vendosja e ndalesës për hyrje në Zvicër të një kategorie të përkufizuar qartë të personave. Kështu, nuk do të kishin të drejtë të hyjnë në procedurë të azilit njerëzit që kanë ardhur më parë pa vizë në Zvicër, kanë bërë një kërkesë azili këtu dhe për të cilët është dëshmuar se kanë marrë ndihma sociale në mënyrë abuzive.
Kjo ndalesë do të duhej të praktikohej edhe nga vendet tjera të Zonës së Schengenit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin










