Shkurt.ch
Masa për zbutjen e mungesës së fuqisë profesionale punëtore
Këshilli Federal potencialin më të madh të fuqisë punëtore aktualisht të munguar e sheh te inkuadrimi në punë i grave të cilat nuk punojnë ose kanë një vend pune me orar të shkurtë
Qeveria Federale e Zvicrës është mobilizuar për luftimin e mungesës së fuqisë së kualifikuar punëtore. Kjo mungesë konsiderohet se do të vijë si rezultat i pranimit të iniciativës kundër migrimit masiv në referendumin e mbajtur vitin e kaluar.
Me këtë synim, me qeveria planifikon marrjen e 30 masave të ndryshme në kuadrin e asaj që quhet “iniciativa e fuqisë punëtore profesionale” që duhet të amortizojë goditjen e iniciativës kundër migrimit masiv.
Në këtë kontekst, Këshilli Federal potencialin më të madh të fuqisë punëtore aktualisht të munguar e sheh te inkuadrimi në punë i grave të cilat nuk punojnë ose kanë një vend pune me orar të shkurtë, ka thënë sot ministri i ekonomisë Johann Schneider-Ammann. Ekzekutivi i vendit prandaj synon të promovojë përputhshmërinë në mes të profesionit dhe familjes.
Ai po ashtu është duke shqyrtuar mundësinë që për të realizuar këtë qëllim, të ulë tatimin nga kostoja e përkujdesjes për fëmijët.
Edhe kantonet janë marrë sot me problemin e kufizimit të hyrjes së fuqisë së huaj punëtore në Zvicër, shkruan srf.ch. Ato pranojnë të bartin në parim konsekuencat e votimit të iniciativës kundër migracionit masiv gjegjësisht futjen e kontingjenteve. Por ato kërkojnë të kenë të drejtë ndërhyrjeje në përcaktimin e kontingjenteve.
Konferenca e qeverive të kantoneve përshëndet përjashtimin nga kontingjentet të të huajve që qëndrojnë deri në katër muaj.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











