Manifestime
Brunschwig Graf: Lufta kundër racizmit është luftë për Zvicrën
Zvicra është ndërtuar duke u mbështetur në bazë të diversitetit të saj dhe përpiqet për të siguruar që çdonjëri prej nesh të mund të jetojë me dinjitet dhe respekt
Me rastin e “Javës kundër racizmit”, Byroja për integrimin e të huajave në Gjenevë ka organizuar mbrëmë, më 18 mars2015 një konferencë për hir të 20 vjetorit të normës penale kundër racizmit. Konferenca e titulluar “Le 261bis a 20 ans. Majeur et vacciné ?” ka pasur për qëllim të mundësoj të bëhet një bilanc i këtyre 20 viteve të aksionit kundër racizmit dhe të diskutohet mënyra se si kjo normë penale mundë të zhvillohet apo, siq e cekin disa, mundësinë e anulimit të saj.
Oratorët në konferencë ishin të ftuar : Martine BRUNSCHWIG GRAF, Kryetare e Komisionit federal kundër racizmit. Tarek NAGUIB, Licencë të të drejtave, bashkepunëtor shkencor në ZHAV (Zürcher Hochschule für Angenwandte Wissenschaften / Universiteti i shkencave të aplikuara në Cyrih) Profesor i ftuar në Universitetin Humbolt– Berlin dhe Philipppe NORDMANN, Jurist, doktor i të drejtave, ish Kryetar i komisionit juridik në LICRA (Ligue internationale contre le racisme et l’antisémitisme/ Ligë ndërkombëtare kundër racizmit dhe antisemitizmit)
Për lexuesit e Albinfo-s në 3 pyetjet tona përgjigjet me shumë kënaqësi Znj. Martine Brunschwig Graf, Kryetare e Komisionit federal kundër racizmit (lexo më tutje: KFR)
albinfo.ch: Si e shihni ju Komisionin federal kundër racizmit prej ardhjes suaj kryetare e këtij komisioni?
Martine Brunschwig Graf: KFR më duket më i rëndësishëm se kurrë. Roli i tij është shumëdimensional : të denoncojë ndonjëherë, të parandalojë gjithnjë, të koordinojë , të stimulojë , të inkurajojë dhe kryesisht të mbështetet në partnerët e shumtë të përfshirë në luftën kundër racizmit. KFR duhet të mbetet i pavarur nga pushteti politik duke punuar me kalimin e kohës dhe me besueshmëri. Ai shënon këtë vit rastin e 20 vjetorit të normës penale kundër racizmit për të nisur një fushatë afatgjatë me të rinjtë në rrjetet sociale. Të folurit aktiv dhe pozitiv është përgjigjia më e mirë kundër racizmit.
albinfo.ch: Sot, a jeni e knaqur me mobilizimin e autoriteteve, të institucioneve, shoqërisë civile e politike në Zvicërr, kundër racizmit në vendin tonë ?
Martine Brunschwig Graf: Autoritetet politike në të gjitha nivelet, qeveria, parlamenti, partitë politike duhet shumë më shumë të marrin fjalën dhe të përkujtojnë se cilat janë parimet që udhëheqin në sundimin e ligjit të një shteti të të drejtës dhe jetës në shoqëri; ne presim që autoritetet të bëjnë të dëgjohet zëri i tyre, kur gjuha e urrejtjes zotëron rrjetet sociale, ku Islamofobia, anti – semitizmit, vërejtjet diskriminuese kundër popullatave veçanërisht të ekspozuara, sidomos me fjalë dhe mjerisht, nganjëherë edhe me vepër në vendin tonë . Standardi (norma) penal-e nuk mund të zëvendësojë fjalimin politik i cili për momentin është shumë i dobët.
albinfo.ch: Porosia e juaj për qytetarët tanë të guximshëm dhe përgjegjës që luftojnë kundër racizmit në Zvicër ?
Martine Brunschwig Graf: Zvicra është ndërtuar duke u mbështetur në bazë të diversitetit të saj dhe përpiqet për të siguruar që çdonjëri prej nesh të mund të jetojë me dinjitet dhe respekt. Të luftosh racizmin dhe diskriminimet është në të vërtetë mbrojtje e vlerave të cilat kanë bërë Zvicrën !
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor Një e katërta e fëmijëve të vendosur në klasat speciale mbështetëse të gjuhës gjermane në Austri... -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës













