Shkurt.ch
Martesat e zviceranëve me kosovaret “qëndrojnë” vetëm 4 vjet!
Një të huaji/të huaje i duhen gjithsej 3 vjet martese për të fituar lejen e qëndrimit në Zvicër. Dhe mesatarja e prishjes së këtyre martesave nuk është shumë më e gjatë se ky afat!
Rastet kur zvicerani martohet me një kosovare (që edhe nuk janë shumë të shpeshta) kanë shansin minimal për të mbijetuar: mesatarisht ato shuhen pas katër vitesh, tregon një statistikë të cilës i është referuar gazeta “SonntagsZeitung” në botimin e saj të sotëm.
Në përgjithësi, sipas statistikës në fjalë martesat e zviceranëve ose zviceraneve me persona nga Ballkani përfundojnë me dështim, më shpejt se mesatarja, transmeton albinfo.ch.
Vetëm pak më gjatë qëndrojnë martesat e kosovarëve me gra zvicerane: edhe ato prishen mesatarisht pas 5 vitesh. Sigurisht, gjëja e parë që të shkon ndërmend duke i parë këto statistika është fenomeni i martesave fiktive. Këtë e konstaton edhe gazeta, duke përkujtuar se një të huaji/të huaje i duhen gjithsej 3 vjet martese për të fituar lejen e qëndrimit në Zvicër. Dhe mesatarja e prishjes së këtyre martesave nuk është shumë më e gjatë se ky afat!
Por, të dëshmosh se një martesë është fiktive është një gjë e vështirë, pothuaj e pamundur, thotë avokati i divorceve Yves Amberg. “Kur dështon një kurorë binacionale, partnerit zviceran i shkon mendja se është “abuzuar” nga partneri i huaj dhe se ka jetuar në një martesë fiktive.
Edhe martesat e burrave zviceranë me gra të vendeve tjera të Evropës Lindore përfundojnë shpejt: me ruset, ukrainaset dhe serbet, ato zgjasin mesatarisht 7 vjet, e me kroatet, 8 vjet. Sa për krahasim: martesat në mes zviceranëve kanë një “afat qëndrueshmërie” mesatarisht 16 vjeçar.
Avokati Amberg problemin e sheh para së gjithash te meshkujt zviceranë që martohen me gra nga Evropa Lindore ose nga Azia., përcjell albinfo.ch. “Këta burra kanë pjesërisht pikëpamje konservative për familjen dhe nuk dëshirojnë të kenë grua të emancipuar”. Dhe kur shpresa që me gruan nga jashtë të realizojë ndarjen klasike të roleve në familje dështon, vjen edhe shkurorëzimi”.
“Martesat e përziera, në fillim janë plot shpresë, seks dhe mall”. E më vonë, kur fillojnë hallet e përditshmërisë, punës dhe parave, ndodh shpesh edhe dëshpërimi dhe ndarja.
Realitetin e qëndrueshmërisë së shkurtër të martesave mes zviceraneve dhe zviceranëve nga njëra anë dhe një të huaji ose të huaje e tregon edhe statistika e publikuar verën e kaluar nga Zyra Federale e Statistikës. Sipas saj, shanset që një martesë ku të dy partnerët janë zviceranë/e të mbijetojë edhe pas 20 vitesh janë 82 për qind, transmeton albinfo.ch. Ndërsa kur njëri partner është i/e huaj, ky shans bie në 75%. Ndërsa te rastet e partnerëve nga Turqia ose nga Ballkani, rënia është shumë më e madhe: 28 për qind!
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair














