Bota
Martesat e fëmijëve në Maqedoninë Veriore, brengosin institucionet ndërkombëtare
Gjeorgjia është një nga vendet në Europë ku shkalla e martesës së fëmijëve është më e larta së bashku me Maqedoninë Veriore dhe Bosnjë e Hercegovinën.
Sipas një studimi nga Fondi i Kombeve të Bashkuara, rreth 17 për qind e vajzave martohen para moshës 18-vjeçare, mosha minimale ligjore për martesë.
Sipas revistës National Geographic, shifrat nuk janë të sakta pasi familjet po shmangin ligjin, duke mos bërë publik bashkimin deri disa vite më vonë, transmeton Albinfo.ch. Ky fenomen në Gjeorgji vjen nga një traditë që zanafillën e ka para disa shekujve. Martesat janë të gjitha të ngjashme: Vajzat martohen rreth moshës 12-vjeçare me burra të moshës më madhore. Një bashkim i aranzhuar nga nëna e dhëndrit.
Ndikimi i martesës së hershme tek vajzat është i shumtë. Në përgjithësi, ato braktisin sistemin shkollor dhe përfundojnë amvise. Duke mos u arsimuar seksualisht, 76.6 për qind e tyre nuk përdorin kontracepcion. Ato bëhen shtatzënë para ditëlindjes së tyre të 14-të, duke rrezikuar të gjitha llojet e ndërlikimeve për trupin e tyre, ende në zhvillim.
Gjeorgjia është një vend ku presioni kulturor është jashtëzakonisht i fortë. Megjithëse një vajzë nuk është e detyruar të martohet, duke folur në mënyrë strikte, ajo gjithmonë përfundon pas lëvizjes familjare.
Një shkelje themelore e të drejtave të njeriut
Për UNICEF-in, martesa e fëmijëve është “një shkelje thelbësore e të drejtave të njeriut”. Ligji që përcakton një moshë minimale për martesë, mbron djemtë dhe vajzat nga martesa në një moshë kur ato nuk janë të gatshëm. Fëmijët duhet të njihen si fëmijë dhe të mbrohen sipas ligjit, shkruan me tëj Albinfo.ch.
Por jo të gjitha vendet ofrojnë ligje të saktësuara. Disa lejojnë përjashtime për moshën minimale, duke shfrytëzuar pëlqimin e prindërve dhe autorizimin e gjykatës. Shpesh, këto përjashtime kanë një burim fetar ose zakonor që përcakton moshën minimale nën 18 vjeçare.
Mos respektimi i kësaj moshe nuk përputhet me disa marrëveshje ndërkombëtare dhe rajonale:
– Konventa universale e të drejtave të njeriut
– Konventa për eliminimin e diskriminimit ndaj grave (CEDAë)
– Konventa mbi pëlqimin në martesë, mosha minimale për martesë dhe regjistrimi i martesës
– Konventa për të drejtat e fëmijës
– Protokoli mbi të drejtat e grave në Afrikë në Kartën afrikane për të drejtat e njeriut dhe të Popujve (i quajtur edhe “Protokoli i Maputo”)
– Karta afrikane për të drejtat dhe mirëqenien e fëmijës
– Konventa ndëramerikane për të drejtat e njeriut
Martesa e fëmijëve nëpër botë
“Në çdo dy sekonda, në botë, një i mitur është i martuar me forcë. Ky është një realitet dramatik për miliona vajza që humbin të gjitha shpresat e arsimit dhe autonomisë dhe të cilat rrezikojnë jetën e tyre gjatë shtatzanisë dhe lindjet e hershme”, kanë spjeguar nga shoqata Plani i Belgjikës në vitin 2014..
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












