Lajme
Marokenët pushtojnë qytetin spanjoll, mbi 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, BE kërkon kthime të shpejta
Të paktën 34 persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin nga Maroku drejt enklavës spanjolle.
Kriza migratore në enklavën spanjolle të Ceutës ka marrë përmasa dramatike, me rreth 60 mijë persona që kanë hyrë nga Maroku dhe me të paktën 34 viktima të regjistruara gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin, transmeton albinfo.ch.
Presidenti i qeverisë rajonale të Ceutës, Juan Jesus Vivas, deklaroi se qyteti nuk është në gjendje të përballojë një fluks kaq të madh emigrantësh dhe se kapacitetet pritëse janë tejkaluar plotësisht.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, fajësoi rrjetet e trafikantëve të qenieve njerëzore për valën e papritur të emigrantëve. Sipas tij, grupet kriminale kanë përhapur informacione të rreme duke keqinterpretuar një vendim të fundit të Gjykatës së Lartë të Spanjës, sipas të cilit kthimi i menjëhershëm nuk zbatohet për personat që mbërrijnë ilegalisht nga deti.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i cilësoi “të papranueshme” pamjet e mijëra emigrantëve që hynin në territorin spanjoll. Ajo theksoi se askush nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa respektuar rregullat dhe kërkoi ndalimin e menjëhershëm të kalimeve të rrezikshme, goditjen e rrjeteve të trafikantëve dhe përshpejtimin e procedurave të kthimit të emigrantëve.
Në anën marokene të kufirit, policia arrestoi rreth 30 të rinj pas përleshjeve pranë pikave kufitare. Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë mijëra persona, kryesisht të rinj, që tentonin të kalonin kufirin.
Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz i bëri thirrje Marokut që të pranojë menjëherë kthimin e emigrantëve që kanë hyrë ilegalisht në Spanjë.
Edhe Franca ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Madridin, përfshirë mbështetjen përmes Frontex. Presidenti francez Emmanuel Macron ka urdhëruar gjithashtu forcimin e kontrolleve përgjatë kufirit mes Francës dhe Spanjës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










