Kosova
Maqedonia e Veriut siguron qymyr nga Kosova për tre vjet
EMV dhe KEK arrijnë marrëveshje për furnizimin me rreth tre milionë tonë qymyr
Maqedonia e Veriut do të sigurojë qymyr nga Kosova për tre vitet e ardhshme, pas arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet kompanisë shtetërore energjetike EMV dhe Korporatës Energjetike të Kosovës.
Marrëveshja parasheh shfrytëzimin e rreth tre milionë tonëve qymyr nga miniera e Obiliqit gjatë 36 muajve të ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Çmimi është përcaktuar në 24.4 euro për ton dhe do të mbetet i njëjtë gjatë gjithë periudhës së marrëveshjes. Janë përcaktuar edhe kriteret e cilësisë që duhet të plotësojë qymyri për përdorim në termocentralet e Maqedonisë së Veriut.
Sic raportojnë mediat në Shkup, EMV vlerëson se furnizimi me qymyr nga Kosova do të ndihmojë në rritjen e efikasitetit të termocentraleve dhe mund të mundësojë prodhim shtesë vjetor të energjisë elektrike prej rreth 800 GWh.
Sasia maksimale që mund të transportohet nga Kosova vlerësohet në rreth 800 mijë tonë në vit, për shkak të kapaciteteve të transportit në pikën kufitare të Bllacës. Qymyri pritet të përdoret për nevojat e termocentraleve në Manastir dhe Osllomej.
Marrëveshja pritet të kalojë në fazën operative pas përzgjedhjes së operatorit ekonomik që do të merret me nxjerrjen, kontrollin e cilësisë dhe transportimin e qymyrit.
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës Sopranoja shqiptare do të ndajë skenën me tenorin e njohur ndërkombëtarisht Piotr Beczała, në koncertin që... -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











