Maqedonia
Maqedonia e Veriut ka humbur grantin evropian prej 60.77 milionë euro për hekurudhën drejt Bullgarisë
Maqedonia e Veriut ka humbur përfundimisht 60.77 milionë euro nga grantet e pakthyeshme të fondeve IPA të Bashkimit Evropian, të destinuara për segmentin hekurudhor Kriva Pallankë–kufiri me Bullgarinë, që është pjesë përbërëse e Korridorit VIII.
Shkaku i këtij dështimi financiar është mosarritja e Qeverisë për të nënshkruar kontratën e ndërtimit brenda afatit të paraparë.
Pasi paratë evropiane u bënë të paarritshme, Qeveria u detyrua të kalojë në ndryshimin e kontratave, me qëllim që projekti të mund të vazhdojë të financohet dhe realizohet përmes shfrytëzimit të kredive tashmë të dakorduara, shkruan INA, transmeton albinfo.ch.
Në zgjidhjen ligjore e cila tashmë i është dërguar Kuvendit, shpjegohet me saktësi situata e re e krijuar.
Për shkak të këtij zhvillimi të ngjarjeve, siç theksohet në dokument, u shfaq nevoja e pashmangshme për ndryshimin e strukturës financiare dhe të zbatimit të projektit, respektivisht ndryshimin e institucionit që do të ketë kompetencën dhe përgjegjësinë për zbatimin e procedurës së tenderimit për ndërtim.
Para deputetëve në Kuvend tashmë gjenden dy zgjidhje ligjore, qëllimi kryesor i të cilave është harmonizimi juridik me realitetin e ri. Thelbi i këtyre ndryshimeve është fshirja nga ligjet e formulimit se projekti „pjesërisht financohet edhe përmes Instrumentit për Asistencë Paraqasëse-IPA të Bashkimit Evropian“, sepse shteti tani do të duhet të mbështetet tërësisht te huamarrjet për ta përfunduar hekurudhën drejt fqinjit lindor. Kjo hekurudhë është pjesë e projektit strategjik të Korridorit 8.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











