Maqedonia

Maqedonia e Veriut e nënshkroi marrëveshjen për 200 mijë vaksina kineze

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, e ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e  vaksinave kundër  COVID-19 nga prodhuesi kinez “Sinofarm”, përcjell albinfo.ch.

Maqedonia e Veriut nga kjo kompani siguron 200 000 vaksina, të cilat do të arrijnë në shkurt. Data e saktë do të dihet kur të arrijnë të gjitha informacionet lidhur me dërgesën, ditët në vijim. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqinj, duke respektuar urdhëresën e Marrëveshjes për fshehtësi, në pajtim me politikën globale të të gjitha kompanive për prodhim të vaksinave, përfshirë edhe “Sinofarm”, të dhënat që i përmban Marrëveshja mbeten të besueshme.

Vaksinat nga Kina në vendin fqinj do të arrijnë në aeroportin e Shkupit.

Është bërë plan i detajuar për transportin e  vaksinave nga aeroporti deri tek operatorët ekonomikë, të cilët janë të obliguar për t’i depozituar sasitë e vaksinave dhe më pas edhe plani për destribuim deri te pikat  e vaksinimit, ku do të realizohet procesi i vaksinimit.