Maqedonia
Maqedonia e Veriut, vendi i 30-të anëtar i NATO-s
Njëzet e nëntë vendet anëtare të Aleancës Veri-atlantike kanë nënshkruar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov, e ka nënshkruar marrëveshjen së bashku me përfaqësuesit e 29 vendeve anëtare, gjatë një ceremonie të udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
Sekretari i NATO-s, Stoltenberg, deklaroi se ky është një moment historik për shtetin e Maqedonisë së Veriut. “E sotmja është ditë historike. Të gjithë aleatët e NATO-s kanë nënshkruar Protokollin e Anëtarësimit të Maqedonisë, që do të garantojë më shumë siguri dhe prosperitet për gjithë rajonin. E pres me kënaqësi ditën kur 30 flamuj do të valëviten jashtë selisë së NATO-s”, ka thënë Stoltenbergu pas ceremonisë.
Prej sot, Maqedonia e Veriut mund të marrë pjesë në të gjitha formatet kryesore të Aleancës, por nuk do të ketë të drejtë vote dhe as do të marrë pjesë në takimet më të besueshme dhe më të ndjeshme, derisa të fitojë njohuritë dhe përvojën e nevojshme. Ky vendim i NATO-s ka ardhur pasi Greqia ka ratifikuar Marrëveshjen e Prespës, e cila i ka dhënë fund kontestit më se 27- vjeçar në ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












