Maqedonia
Maqedoni: Vazhdon “gara” për formimin e qeverisë, kush do jetë kryeministër?
Negociatat e partive për koalicionin e ardhshëm qeveritar vijojnë të zhvillohen larg syve të opinionit. Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar takim mes Lupço Nikollovskit nga LSDM-ja dhe Artan Grubit nga BDI-ja.
Në një komunikatë të përbashkët thuhet se të dyja partitë angazhohen për paqe, stabilitet, siguri dhe bashkëpunim brenda dhe jashtë vendit, për marrëdhënie të mira ndëretnike, zhvillimin ekonomik, shtetin e së drejtës dhe mirëqenie sociale. Në deklaratë nuk përmendet fare posti i kryeministrit, të cilin e synojnë dy partitë, e as ndarja e posteve tjera.
“BISEDUAM PËR NJË SHUMICË PARLAMENTARE DHE NJË KOALICION PËR NJË MANDAT TË PLOTË, KATËRVJEÇAR, TË QËNDRUESHËM. KONFIRMOJMË SE NUK KEMI ASNJË ALTERNATIVË TJETËR PËR INTEGRIMIN PËRVEÇ ANËTARËSIMIT NË NATO DHE BASHKIMIN EVROPIAN. NE JEMI TË PËRKUSHTUAR PËR PROSPERITETIN DHE STABILITETIN AFATGJATË TË MAQEDONISË (V.J. SË VERIUT). NE JEMI PLOTËSISHT DAKORD TË RESPEKTOJMË MARRËVESHJEN E PRESPËS ME GREQINË, MARRËVESHJEN PËR MIQËSI, FQINJËSI DHE BASHKËPUNIM ME BULLGARINË DHE MARRËVESHJEN KORNIZË TË OHRIT. NE JEMI TË PËRKUSHTUAR PËR KOHEZIONIN SHOQËROR, NJË SHOQËRI TË FORTË DHE TOLERANTE, SHTETIN E SË DREJTËS DHE JEMI DAKORD TË KUNDËRSHTOJMË TË GJITHA FORMAT E NACIONALIZMIT DHE URREJTJES”, THUHET NË DEKLARATËN E PËRBASHKËT TË TË DYJA PARTIVE POLITIKE.” Shkruan në komunikatë.
Edhe nga VMRO – DPMNE thonë se punojnë për formim të shumicës parlamentare, por nuk japin detaje rreth takimeve.
“BËJMË PËRPJEKJE QË TË FORMOJMË SHUMICË PARLAMENTARE. LIDHUR ME TAKIMET E ARDHSHME TË CILAT DUHET TË CAKTOHEN, RESPEKTIVISHT TË CILAT DO TË REALIZOHEN, DO TË PRESIM E JA LËMË KOHËS, POR NË MOMENTIN QË DO TË CAKTOHEN OSE KUR DO TË KEMI INFORMATA MË KONKRETE DO TË NJOFTOHEN EDHE MEDIAT EDHE OPINIONI SE DERI KU ËSHTË SITUATA ME NEGOCIATAT”-THA DIMÇE ARSOVSKI, VMRO-DPMNE.”
Ndërkaq nga Koalicioni ASH-AAA, thonë se pas takimit në Kuvend me kreun e LSDM-së nuk kanë pasur takime të tjera. Shtojnë se në negociata janë vetëm me LSDM-në. Nga ky koalicion thonë se negociata zyrtare do të kenë pasi presidenti Stevo Pendarovski të japë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi është optimist se do të formohet qeveri e re dhe se koalicioni i tyre me Aleancën për Shqiptarët do të jetë pjesë e saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë















