Lajme
Maqedoni, shtyhen zgjedhjet për 5 qershor
Pro shtyrjes së zgjedhjeve kanë votuar dy partitë në pushtet VMRO e BDI dhe PDSH e Menduh Thaçit. LSDM nuk ka marrë pjesë në votim
Kuvendi i Maqedonisë mbrëmë vonë vendosi të mos shpërbëhet edhe disa javë, pasi partitë politike janë marrë vesh që zgjedhjet e parakohshme të mos mbahen me 24 prill, por të shtyhen për 5 qershor. Me këtë vendim kriza politike në Maqedoni po shkon drejt epilogut.
Vendimi është miratuar pesë minuta para mesnatës të ditës së martë kur pritej të hynte në fuqi vendimi i mëparshëm për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill. Me vendimin e ri, Kuvendi e shfuqizoi vendimin e mëparshëm për shpërbërje dhe tani ka marrëveshje të re për zgjedhjet.
Pro shtyrjes së zgjedhjeve kanë votuar dy partitë në pushtet VMRO DPMNE e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe BDI-ja e Ali Ahmetit. Po ashtu vendimin pro zgjedhje më 5 qershor e ka votuar edhe PDSH-ja e Menduh Thaçit që është në opozitë, por nuk ka marrë pjesë opozita kryesore maqedonase, Lidhja Social-Demokrate.
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se shtyrja e zgjedhjeve konfirmon qëndrimin e tij dhe të bashkësisë ndërkombëtare se nuk ishin plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill.
“Pas të gjitha gënjeshtrave, mashtrimeve, fshehjes me ditë të tëra nga opinioni, Nikolla Gruevski ka pranuar përgjegjësinë e tij personale se nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike më 24 prill. Me shkeljen e marrëveshjes politike, me refuzimin për reforma në media, refuzimin për pastrimin e listës zgjedhore, patrioti i rrejshëm Nikolla Gruevski dhe partia e tij tentuan ta fusin Maqedoninë në krizë dramatike”, tha Zaev.
Nga ana tjetër, kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski tha se ka pranuar ndryshimin për shtyrjen e datës së zgjedhjeve pas garancive që ka marr nga bashkësia ndërkombëtare se kjo do të jetë shtyrja e vetme dhe se nuk do të ketë kushtëzime të reja. Madje ai thënë se zgjedhjet me 5 qershor do të mbahen edhe pa LSDM-në, nëse kushtëzon sërish.
“Me këtë shtyrje i japim shansin e fundit LSDM-së që të dalin në zgjedhje dhe ta shoh në sy popullin të cilit i imponoi krizën politike. Vetëm me daljen në zgjedhje fitohet legjitimitet nga populli. Ne kemi bërë kompromisin për interesa shtetërore, për të mirën e popullit. Më 5 qershor do të turpëroheni nga vetja juaj, do të shihni se kush është fituesi, e kush i humburi”, tha ai.
Marrëveshjen në parim për shtyrjen e zgjedhjeve me 5 qershor, e kanë përshëndetur edhe Bashkimi Evropian dhe SHBA.
Eurokomesari Johanes Han, në profilin e tij zyrtar në Twitter, e ka përshëndetur votimin e Kuvendit të Maqedonisë për shtyrjen e zgjedhjeve më 5 qershor.
“Marrëveshja e Përzhinos ende është e gjallë. Të gjitha partitë plotësisht duhet të angazhohen, që të ndihmojnë për përgatitjen e zgjedhjeve kredibile, por dhe t’i inkurajojnë reformat prioritare, përfshirë edhe reformat në media”, shkruan Han.
Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily në një konferencë për gazetarët pak orë pasi që 5 qershori u votua si datë e re e zgjedhjeve të parakohshme, theksoi se arritja e marrëveshjes për zgjedhjet është lajm i mirë.
“Nëse të gjithë punojnë me përkushtim dhe i përmbahen rregullave, zgjedhjet mund të jenë të besueshme”, deklaroi ambasadori amerikan, i cili kërkoi që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje.
“Liria e mediave do të varet nga ajo se si ju do të raportoni. Të gjithë keni nënshkruar kodeksin për etikë dhe raportim etik në zgjedhje. Juve ju mbetet që qytetarëve ti ofroni informacione reale për procesin zgjedhor”, deklaroi Baily.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











