Lajme
Maqedoni: Parashtrohen gjashtë padi të reja nga partitë politike, refuzohen shumë të tjera
Gjashtë padi të reja nga partitë politike janë parashtruar deri tek Gjykata Administrative lidhur me ankesat e refuzuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 15 korrik në Maqedoninë e Veriut.
“Dy padi janë parashtruar nga partia politike VMRO-DPMNE, dy nga partia Demokratët, një nga partia politike Të bashkuar për Maqedoninë, gjegjësisht koalicioni ‘Asnjëherë Veriore, vetëm Maqedoni’ dhe një nga partia punëtore”, është konfirmuar për Gazeta.MK nga Gjykata Administrative, përcjell albinfo.ch
Paraprakisht, gjatë ditës në Gjykatën Administrative padi kanë dozuar edhe partia politike E Majtë dhe partia politike Unioni Socialdemokrat.
Ndërkaq, Gjykata Administrative ka refuzuar të gjitha paditë, 75 saktësisht, të Koalicionit ASH-AAA për parregullsi zgjedhore.
Po ashtu është refuzuar edhe padia e vetme e partisë INTEGRA.
E-Diaspora
-
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani Majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës përfundoi me sukses programin prestigjioz LGAI në Akademinë e... -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














