Maqedonia
Maqedoni: Nuk do të ketë shërim falas për ata që refuzojnë të vaksinohen
Shteti nuk do t’ua mbulojë financiarisht trajtimin mjekësor për Covid-19 qytetarëve, të cilët do të refuzojnë të vaksinohen. Ky është njëri nga opsionet që autoritetet shëndetësore do ta shqyrtojnë, e që është e mundur të vendoset nga muaji shtator. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se deri atëherë theksi do të jetë në fushatën mbi rëndësinë e vaksinimit të popullatës.
Tani vendosim theks të fuqishëm në fushatën për rëndësinë e vaksinimit, dhe vaksinimi në terren, i cili do të fillojë të hënën. Theks të veçantë vendosim në komunën e Shuto Orizares, si dhe vendeve të tjera rurale nëpër qytete të tjera të vendit, deklaroi Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.
Ndërkaq sot kanë arritur 100.000 doza të vaksinës Astra&Zeneca, donacion nga Greqia. Numri i qytetarëve të vaksinuar me dy doza deri më sot është rreth 250.000 mijë. Rreth 70% e punonjësve shëndetësorë deri më tash janë vaksinuar, ndërkaq Filipçe tha se po udhëhiqet një fushatë interne për imunizimin e mantelbardhëve të pavaksinuar.
Ndërkohë raste të reja me llojin “Delta” të virusit për momentin nuk janë konfirmuar. 4 persona të infektuar nga qyteti i Tetovës dyshohen për llojin afrikano-jugor të virusit.
Në Tetovë janë katër raste, të cilat duhet të sekuencionohen, të cilët janë suspekte, bazuar në skriningun që bëhet për llojin afrikano jugor të virusit, që do të thotë se ka edhe mutacione të tjera të virusit, të cilët janë prezentë në vendin tonë, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.
Sa u përket restrikcioneve, Filipçe tha se situata paraqitet e qetë, pavarësisht prezencës së disa mutacioneve në vend. Ai shtoi se masat të tjera shtrënguese nuk janë të nevojshme, pasi ka sasi të mjaftueshme të vaksinave për mbrojtje nga Covid-19.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë