Maqedonia
Maqedoni: Kërkohet zgjatje e afatit të pasaportave përmes miratimit të një ligji
Nga ana tjetër, "Marrëveshja e Prespës, e cila është marrëveshje ndërkombëtare dhe e cila është ratifikuar në përputhje me Kushtetutën, nuk mund të ndryshohet me ligj", thonë zyrtarë të shtetit
Ndërkohë që vazhdojnë radhët dhe pritjet e gjata të qytetarëve për të aplikuar dhe për t’u pajisur me pasaporta të reja, VMRO-DPMNE-ja kërkon miratimin e ligjit për zgjatjen e afatit. Antonio Milloshoski i bën thirrje pushtetit ta vendosë sa më shpejt në rend dite propozimin e tyre për zgjatjen e afatit të pasaportave me emrin e ri të shtetit deri më 31 dhjetor të këtij viti, transmeton alsat, përcjell albinfo.ch.
“650 mijë qytetarë janë të mbyllur në vend pa të drejtë për të dalë jashtë shtetit me çka shkelet neni 27 i Kushtetutës, i cili garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve jashtë vendit. Ajo që na është thënë nga Kuvendi është se propozim ligji i VMRO-DPMNE-së përkthehet akoma, por na habit se çfarë ka për t’u përkthyer kur ndryshohen vetëm datat”, deklaroi Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.
Shumica parlamentare megjithatë vlerëson se afati për pasaportat nuk mund të zgjatet për shkak se bëhet fjalë për Marrëveshje ndërkombëtare.
“Këto detyrime për ne qytetarët dalin nga Marrëveshja e Prespës, e cila është marrëveshje ndërkombëtare dhe e cila është ratifikuar në përputhje me Kushtetutën dhe nuk mund të ndryshohet me ligj, sepse do të ishte në kundërshtim me nenin 118 të Kushtetutës. Ky është vetëm një hutim i qytetarëve se nëse miratohet ligji, do të vazhdojnë të vlejnë pasaportat, por kjo nuk është e vërtetë”, tha Daniella Markovska, LSDM.
Propozimi i VMRO-DPMNE-së për zgjatjen e afatit të pasaportave deri në fund të vitit erdhi në të njëjtën ditë kur deputetët miratuan zgjatjen e afatit të lejeve të vozitjes. Lejet e vozitjes që kanë afat, por që janë me emrin e vjetër të shtetit, do të jenë të vlefshme deri më 31 dhjetor të këtij viti.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












