Maqedonia
Maqedoni e Veriut: 50 raste të reja me kollën e keqe
Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar sot se javën e kaluar janë regjistruar 50 raste të reja me kollën e keqe.
Në periudhën nga 29 marsi deri më 4 prill, numri më i madh i të sëmurëve është regjistruar në Shkup, por raste janë raportuar edhe në Manastir, Tetovë, Gostivar, Kratovë, Veles dhe Gjevgjeli, transmeton albinfo.ch.
Këtë vit, në total, janë regjistruar 399 raste me kollën e keqe, e cila është është sëmundje që shkaktohet nga bakteri “bordetella pertussis”, dhe përhapet lehtësisht nga personi në person përmes spërklave nga kollitja ose teshtitja e personit të infektuar.
Simptomat ngjajnë me ato të një ftohjeje të zakonshme, duke përfshirë teshtitjen, rrjedhjen e hundës, temperaturë të ulët dhe një kollë të lehtë, kanë theksuar nga Instituti i Shëndetit Publik, duke përmendur se një person gjatë jetës mund të preket disa herë nga kjo sëmundje.
Në bazë të të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, 239 raste gjegjësisht 59.9 për qind e të infektuarve nga kolla e keqe nuk i kanë marrë dozat e vaksinës nga kjo sëmundje ose nuk kanë dëshmi të vaksinimit.
“Problemi më i madh mbeten dezinformuat, të cilat shpërndahen për sa i përket sigurisë së vaksinave. E dyta ka të bëjë me neglizhencën e prindërve që harrojnë afatin se kur duhet t’i vaksinojnë fëmijët me dozën e dytë ose tretë të vaksinës kundër kollës së keqe”, ka thënë Zllate Medoviq nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Ai e konsideron shqetësues faktin se kjo sëmundje tani shtrihet dhe në qytetet, ku më parë nuk ka qenë asnjë i regjistruar, sikurse Dibra, Kriva Pallanka, Gjevgjelia, Kërçova e tjera.
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e fundit, të mbajtur më 4 prill, ka shqyrtuar gjendjen e krijuar, megjithatë nuk ka sugjeruar masa shtesë për mbrojtje nga kolla e keqe, duke theksuar se mbeten në fuqi masat më të hershme që kopshtet për fëmijë të mos i pranojnë fëmijët që nuk i kanë marrë tri doza të vaksinës kundër kollës së keqe.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit












