Maqedonia
Maqedoni: Çmimi i lartë i arit nuk i ndal blerjet, dasmat mbajnë të gjallë kërkesën
Rritja e vazhdueshme e çmimit të arit në tregjet ndërkombëtare nuk ka arritur ta ndalë plotësisht kërkesën për stoli, veçanërisht gjatë sezonit të dasmave.
Aktualisht, një lirë ari kushton rreth 850 euro, ndërsa një ons, që përmban 31.1 gramë, ka arritur në rreth 3.736 euro. Çmimi për një gram është afërsisht 120 euro.
Pavarësisht kostos së lartë, shumë qytetarë vazhdojnë të blejnë stoli për ceremonitë martesore, duke e konsideruar këtë një pjesë të pandashme të traditës.
Tregtarët e arit thonë se shtrenjtimi i metalit të çmuar gjatë këtij viti ka ndikuar në sjelljen e blerësve. Sipas tyre, qytetarët vazhdojnë të blejnë, por tashmë kërkojnë modele më të thjeshta dhe komplete me çmime më të përballueshme. Shpenzimet për ar janë më të ulëta krahasuar me vitet e kaluara.
Ekspertët e lidhin rritjen e çmimit me shtimin e interesimit të investitorëve për arin, i cili shihet si një aset i sigurt në periudha pasigurie ekonomike dhe gjeopolitike. Në kërkesën për metalin e çmuar ndikojnë edhe zhvillimet në tregun e naftës dhe pritshmëritë për ndryshime në politikën monetare amerikane.
Në gjashtë vitet e fundit, ari ka shënuar një rritje të konsiderueshme. Nga rreth 2.070 dollarë për ons në vitin 2020, çmimi në vitin 2026 ka arritur deri në rreth 5.600 dollarë, duke shënuar një rritje prej afërsisht 170 për qind.
Rritje të çmimeve janë regjistruar edhe te metale të tjera të çmuara, përfshirë argjendin, platinin dhe paladiumin.
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës Sopranoja shqiptare do të ndajë skenën me tenorin e njohur ndërkombëtarisht Piotr Beczała, në koncertin që... -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













