Maqedonia
Maqedoni: Akuza ndaj tre ish-ministrave të Bujqësisë
Policia maqedonase ka ndaluar të premten tre ish-ministra dhe një ish-zëvendësministër të Bujqësisë dhe ata janë dërguar menjëherë në gjykatë, nën akuzat për shpërdorim të detyrës. Njëri nga ta, Lupço Dimovski, është aktualisht deputet dhe po ashtu i amnistuar në lidhje me ngjarjet e dhunshme të prillit të 2017-s në Parlament.
Të akuzuarit e tjerë janë ish-ministrat Aco Spasenovski dhe Mihail Cvetkov dhe ish-zv.ministri Kristijan Delev. Tre të parët ishin, apo vazhdojnë të jenë përfaqësues të Partisë Socialiste, aktualisht në opozitë, ndërsa z. Delev është kuadër i VMRO-DPMNE-së, shkruan voa, përcjell albinfo.ch.
Vepra e tyre penale ka të bëjë me shpërdorimin e ndihmave bujqësore dhe dhënien me qira të tokave bujqësore në pronë të shtetit gjatë periudhës prej vitit 2009 – 2016.
Ministri i Rendit i Maqedonisë, Oliver Spasovski, u tha mjeteve të informimit se dëmi që kishin shkaktuar të akuzuarit arrinte një vlerë prej 1,4 milionë eurosh.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












