Maqedonia
Maqedoni: 20 vjet pas luftës, a janë shqiptarët të diskriminuar?
Kanë kaluar 20 vjet nga lufta që u bë në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët kërkuan një përfaqësim më të denjë nga autoritetet shtetërore, dhe t’i jepej fund diskriminimit ndaj tyre.
Lufta ndërmjet ushtrisë çlirimtare Kombëtare, UÇK dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë, tërhoqi edhe vëmendjen e faktorit ndërkombëtar të cilët përcollën me vëmendje të gjitha zhvillimet.
Gjithçka u përmbyll me një marrëveshje politike mes forcave kryesore të asaj kohe, e cila u mbajt në Ohër e që prodhoi vendime për zgjidhjen e situatës së krijuar.
Analisti, Xhelal Neziri tha për Euronews Albania se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk mund të thuhet se janë të diskriminuar në baza etnike, përcjell Albinfo.ch.
“Diskriminime të formave siç kanë qenë para marrëveshjes së Ohrit, nuk janë të pranishme. Kemi një përfaqësim të rëndësishëm të shqiptarëve në institucionet e shtetit,” – u shpreh analisti teksa theksoi se kanë ndryshuar shumë gjëra por, të drejtat etnike dhe çështja e diskriminimit vazhdon të jetë ende temë diskutimi në çdo shoqëri multietnike.
Sa i takon luftës në vitin 2001, për analistin është një çështje që gjithnjë është parë nga dy botë të ndryshme.
Për maqedonasit, siç shpjegoi dhe ai, ngjarja e 2001-shit konsiderohet një evazion i një organizate të armatosur nga Kosova, ndërkohë që për pjesën shqiptare viti 2001 lidhet me një kryengritje për më shumë të drejta në shtetin e tyre.
Kush dhe për çfarë luftoi apo kush dhe për çfarë ra dëshmor, janë pyetje që, sipas Nezirit ende sjellin paqartësi, referuar bazave etnike.
“Ajo që unë mendoj në këtë rast është se pas 20 vjetësh kemi një perspektivë të mjaftueshme kohore për ta analizuar dhe për të dhënë përfundimin, të shkarkuar nga emocionet, të shkarkuar nga ideologjitë etnike, politike me qëllim që të gjejmë një konsensus lidhur me 2001-shin. Personalisht mendoj që 2001-shi ishte rezultat i një diskriminimi etnik të shqiptarëve,” – u shpreh ai.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024” Nata e tretë ishte radha e SHKA “Dardania”, edhe atë e fundit...
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
Jeta në Austri
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”? Kryeqyteti austriak përballet me sfida të një fluksi të lartë emigrantësh, kryesisht njerëz që vijnë përmes...
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Kaleen performoi në skenën e Malmos, duke përfaqësuar Austrinë