Uncategorized
MAPL thotë se ka ndarë 10.5 milionë euro për projekte në komuna
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përmes një njoftimi për media ka thënë se kjo ministri dhe donatorët kanë ndarë 10 milionë e 500 mijë euro për komunat në Kosovë.
Në këtë komunikatë, MAPL ka thënë se janë nënshkruar 65 marrëveshje me komunat.
“Për të qenë sa më transparent dhe bashkëpunues, procedurat e prokurimit dhe realizimit të këtyre projekteve u janë besuar komunave. Në momentin që projektet realizohen në terren nga Komunat, MAPL kryen pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimin e buxhetit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR MEDIA
Qeveria që investon dhe mbështet Komunat
14 gusht 2022, Prishtinë
MAPL dhe donatorët kanë ndarë 10.5 milionë për projekte në Komuna;
Janë nënshkruar 65 marrëveshje me Komunat.
Për të qenë sa më transparent dhe bashkëpunues, procedurat e prokurimit dhe realizimit të këtyre projekteve u janë besuar Komunave.
Në momentin që projektet realizohen në teren nga Komunat, MAPL kryen pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimin e buxhetit.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













