E-Diaspora
Manifestim sportiv e kulturor për shpalljen e kampionit në Austri
“Me këtë rast, si zakonisht, organizohet manifestim sportiv dhe kulturor, që kurorëzohet me shpalljen e më të mirit në këto gara, që do ta fitojë titullin kampion 2017!”
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri me anë të një njoftimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se nesër më 1 tetor do të përfundojë kampionati i tetë, përcjell albinfo.ch.
Me këtë rast është bërë e ditur se do të organizohet një manifestim sportiv dhe kulturor.
“Në Vjenë, më 01.10.2017, përfundon kampionati i tetë (2017) në futboll, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri. Janë të ftuar të gjithë sportdashësit, familjarë, vullnetarë, dhe të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë një ditë sportive, kulturore, por edhe të takohen me shoqëri, që të kalojmë një ditë sa më të mirë së bashku!”, thuhet në njoftim, duke vazhduar:
“Me këtë rast, si zakonisht, organizohet manifestim sportiv dhe kulturor, që kurorëzohet me shpalljen e më të mirit në këto gara, që do ta fitojë titullin kampion 2017!
Ndeshjet fillojnë në orën 09:00, kurse ekipet duhet të jenë në teren qysh në orën 08:30! Anëtarët e kryesisë dhe aktivistët duhet të jenë në terrenin sportiv, që nga ora 08:00!
në Becirkun e 21-të (Bez. 21 // A-1210 Wien)
në adresën Jedlersdorferplatz 25!”, përfundon njoftimi.
E-Diaspora
-
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX Deola Sejdiu nga Kosova përfundon kursin e HarvardX... -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind









