Kosova
Mamusha, Gjilani dhe Mitrovica në balotazh pas votave të diasporës
E bazuar në rezultatet preeliminare në balotazh është paraparë të shkojë edhe Gjilani
Votat nga diaspora e kanë dërguar Mamushën në balotazh. Sipas rezultateve të përmbledhura, e ku përfshihen edhe rezultatet nga Qendra Komunale e Numërimit dhe Qendra e Numërimit, Abdulhadi Krasniç nga KDTP ka 1615 vota, apo 49.68 për qind, ndërsa Fikret Morina nga Mamusha Halk Hareketi i ka 1592 vota apo 48.97 për qind.
Rezultatet preeliminare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit e kishin nxjerrë Krasniç fitues me 50.52 për qind.
E bazuar në rezultatet preeliminare në balotazh është paraparë të shkojë edhe Gjilani. Kur janë numëruar 99.92 për qind të vendvotimeve në total, Alban Hyseni i Vetëvendosjes kryeson me 49.82 për qind ndërsa Arbër Ismajli i LDK-së ka 34.30 për qind, transmeton albinfo.ch.
Në Mitrovicën e Jugut votat e diasporës e kanë nxjerrë Faton Pecin e Vetëvendosjes të parin me 47.96 për qind, ndërsa ai në balotazh do të jetë me Arian Tahirin e PDK-së që mori 47.60 për qind.
E në Rahovec në balotazh do të jetë Smajl Latifi i AAK-së me Ali Dulën e Vetëvendosjes. Ali Dula përfundoi për 75 vota para Burim Krasniqit të LDK-së që doli i treti.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













