Shkurt.ch
Makinat pa shofer pritet të lënë autoshkollat pa punë!
Pasi që vozitja do të bëhet e mundur ekskluzivisht përmes teknikës, provimi i vozitjes nuk do të jetë më i nevojshëm. Dhe kjo do të ketë pasoja për rreth 3500 instruktorë, sa janë në Zvicër
Në epokën e makinave pa shofer është e kuptueshme që nuk do të ketë nevojë as për patentë shoferi. Sipas asaj që shkruajnë gazetat e të dielës, “SonntagsZeitung” dhe “Le Matin Dimanche”, kjo është kumtuar në një konferencë të Federatës së instruktorëve të vozitjes të Zvicrës që është mbajtur ditë më parë. Autor i kësaj deklarate është Werner Jeger, zëvendësdrejtor i Zyrës Federale për Rrugët, transmeton albinfo.ch.
Pasi që vozitja e sigurt do të bëhet e mundur ekskluzivisht përmes teknikës, provimi i vozitjes nuk do të jetë më i nevojshëm. Dhe kjo do të ketë pasoja për rreth 3500 instruktorë, sa janë në Zvicër. Kjo dhe është arsyeja që qysh këtë vit do të bëhet një rishikim i profilit profesional të instruktorit, ka deklaruar Marco Matti nga Federata e Instruktorëve.
Me atë rast, në profilin e përpunuar do të përfshihet edhe ngasja automatike e makinave. Sipas kësaj, instruktorët e “autoshkollave” të sotme do të shndërrohen në një lloj “Mobility Manager”. Ata, në vend se t`ua mësojnë vozitjen, do të kenë për detyrë t`i mësojnë nxënësit e tyre si t`u përmbahen rregullave të komunikacionit. Ata po ashtu pritet t`i animojnë nxënësit për të ngritur ndonjë bashkësi shoferësh.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











