Bota
Macron dënon thirrjet antisemite drejtuar akademikut hebre

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dënuar thirrjet antisemite të drejtuara ndaj një intelektuali të shquar, nga një grup protestuesish “jelekverdhë” në Paris.
Policia doli në mbrojtje të filozofit Alain Finkielkraut, pasi ky i fundit u “bombardua” me ofendime dhe shprehje antihebreje në kryeqytetin francez.
Shefi i Elizesë, Macron tha se ngjarja shënonte një “mohim absolut” të asaj që e bënte Francën një komb të madh dhe sigurisht nuk mund të tolerohej.
Me dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në protestat antiqeveritare të së shtunës në Francë, aty ku policia përdori gazin lotsjellës për të kontrolluar turmat e të ashtuquajturve demonstrues “jelekverdhë”, të cilët dolën në rrugë në fundjavën e tyre të 14-të radhazi, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Të shtunën në Paris oficerët ndërhynë për të formuar një barrierë, pasi një grup individësh të angazhuar në marshim u konfrontuan me filozofin Finkielkraut dhe nisën ta ofendonin atë.
Akademiku hebre 69-vjeçar i tha gazetës “Le Parisien” se kishte dëgjuar njerëzit të thonin “zionist i qelbur” apo “shko hidhu në kanal”. Ndërkohë, për gazetën tjetër “Journal du Dimanche”, ai deklaroi se kishte ndier “urrejtje maksimale” drejtuar atij dhe se ishte frikësuar shumë për jetën, derisa policia u gjend e gatshme ta mbronte. Megjithatë, ai u kujdes të theksonte se jo të gjithë protestuesit ishin kaq agresivë.
Finkielkraut, djali i emigrantëve polakë, kishte shprehur më herët simpatinë e tij për protestuesit, por pa frenuar kritikat për lëvizjen e “jelekverdhëve”.
Ai tha se presidenti Macron e kishte marrë në telefon gjatë së shtunës për t’i ofruar mbështetje.
Në Francë, protestat e “jelekverdhëve” nisën në mesin e muajit nëntor, fillimisht për të kundërshtuar rritjen e çmimit të karburanteve, por prej atëherë janë përshkallëzuar në një revoltë kundër presidentit Macron, si dhe ndaj një klase politike që konsiderohet si “tej mase larg” njerëzve të zakonshëm, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Protestat shpesh janë shoqëruar me akte dhune, duke shkaktuar shkatërrime, përfshirë edhe ndaj disa prej monumenteve më të famshme të Parisit. Kritikët kanë akuzuar policinë se ka përdorur dhunë joproporcionale.
E-Diaspora
-
Verifikohen mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime nga...
-
Shqipëria afrohet me Zvicrën, nis operimi i linjës direkte Tiranë-Gjenevë-Tiranë
-
“Gratë gjatë dhe pas luftës”, ekspozitë në Universitetin e Gjenevës
-
Wil (SG): Kapet një shqiptar me 5 kilogramë heroinë
-
Takim letrar me autoren Fatmire Sopa
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet 14-vjeçari i dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist në Vjenë Autoritetet austriake kanë arrestuar një 14-vjeçar të dyshuar në lidhje me një sulm të parandaluar në...
-
Rritja e natyralizimeve: Kush janë shtetasit e rinj austriakë?
-
Austri: Ekipet pjesëmarrëse në turneun e organizuar për Pavaësinë e Kosovës
-
A mund të paguajnë ligjërisht restorantet austriake shtesë për pagesat me kartë?
-
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri organizon mbrëmje për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës