Kosova
Lutfi Haziri: Koalicioni LDK-VV do të ndodhë
Ai tha se nëse vetëm një votë më shumë kalon në anën e Vjosa Osmanit, Qeveria i takon LDK-së
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se do të ndodhë koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
Haziri shtoi se nuk ka asnjë pakënaqësi nga palët e këtyre dy subjekteve, pasi LDK e VV e kanë mbyllur të kaluarën dhe kanë hapur faqe të re bashkëpunimi, njofton Klan Kosova.
”Po ndodh ajo që është vendosur më 6 tetor, opozita i ka fituar zgjedhjet. E duke qenë pjesë e opozitës LDK është në fazën e pritjes për përfundimin e procesit zgjedhor. Kanë mbetur votat me kusht, të mërgimtarëve dhe grupit të njerëzve me nevoja të veçanta”.
”Dallimi është i vogël, por është ambient fitues – fitues. Qytetarët kanë vendosur sonte t’i japin këtë 0.66% Vetëvendosjes, Albin Kurtit të drejtën e paraqitjes së fituesit të madh. Për të larguar çdo dilemë, nuk mundet edhe ky proces me qenë gjysmë-shtatzëni. Do të thotë se do të ndodhë ky koalicion, është ngjizur koalicioni. Nuk ka pasur pishmane”.
”Ne jemi duke diskutuar në dy nivele politike”.
”Në nivel politik të parë është ai i liderëve në formatin 1+1, ku Isa Mustafa është përcjellë nga zonja Osmani e nominuara e për kryeministre, nënkryetare e LDK-së e Albin Kurti nga nënkryetari i partisë së tij, zotri Bislimi”.
”Në nivel politik parimisht është dakorduar që ekipet e dy partive të nisin takimet në formatin 3+3, në harmonizimin e programeve sektoriale të vazhdojnë aty ku e kanë lënë para zgjedhjeve, aty ku u la në atë që e quajtëm mosarritje e koalicionit parazgjedhor sepse është punuar për dy vjet”.
”Do të freskohet angazhimi që koornizimi i një programi qeveritar të punohet në formatin 3+3 ku nga ana jonë është Kujtim Shala, Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku ndërsa në anën tjetër është ekipi i Vetëvendosjes që përcaktohet nga lideri Albin Kurti”.
”Nuk ka pasur ngrirje negociatash. Sot në takim të LDK-së ka qenë tema e bisedës, një njoftim i anëtarëve të kryesisë për rezultatin preliminar për pritjet tona për takimin që kemi pas me Vetëvendosjen dhe takimet me Richard Grenell dhe për takimet tjera”.
”Nuk është bërë analizë e nuk është bërë vlerësim. Tani do të nis takimi i formatit 3+3, pa u ndaluar, mund të takohen sonte, nesër kurdo që ekipet të koordinohen mes vete dhe të punojnë”.
”Nuk ka pakënaqësi mes LDK e VV-së. Çështja ka mbetur aty ku e kemi lënë. LDK e VV e kanë mbyllur të kaluarën dhe e kanë hapur një faqe bashkëpunimi, pa diskutuar të kaluarën e largët që kishin mes vete”.
”Votat duhet të zbardhen deri në fund, por kjo se pengon procesin e bashkëpunimit”.
Haziri foli në Analizën Zgjedhore edhe për mundësinë e ndryshimit të gjendjes pas përfundimit të plotë të numërimit të votave.
Ai tha se nëse vetëm një votë më shumë kalon në anën e Vjosa Osmanit, Qeveria i takon LDK-së, siç e thotë edhe ligji, njofton Klan Kosova.
”Ajo është çështje që Ligji e përcakton. Kemi thënë që ai që fiton një votë më shumë udhëheq me Qeverinë. Nëse i takon LDK-së ne se diskutojmë këtë çështje. Por me këtë rezultatin që e kemi qeveria iu takon VV-së”.
”Një lëshim nga Besian Mustafa është përmirësuar në mbrëmje, por dita e ka blu informacionin. Deklarata s’ka qenë e qëllimshme. Ai është përgjigj duke reflektuar”.
”Duhet të largojmë çdo lloj dyshimi apo çdo lloj tendence”.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













