Kosova
Lushtaku kërkon Ushtria në Kuvend të votohet me 28 Nëntor
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka propozuar që më 28 nëntor të miratohet në Kuvend Ligji për Ushtrinë e Kosovës.
Këtë propozim Lushtaku e ka bërë të ditur me anë të postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Tashmë pas miratimit të ligjeve nga Qeveria e Kosovës, që mundësojnë shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, unë si deputet i Kuvendit të Kosovës propozoj që këto ligje të jenë të gatshme për miratim në seancë plenare në Kuvendin e Kosovës me datë 28 nëntor 2018”, ka shkruar Lushtaku.
Ai ka shtuar se është në dijeni për procesin por theksoi se simbolika e datës 28 nëntor është e rëndësishmë.
“Dihet që më 28 nëntor 1998, në Llaushë të Skenderajt, doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila vazhdoi me misionin e saj deri në çlirimin e Kosovës gjithmonë në bashkëpunim me forcat aleate veri-atlantike. Pas çlirimit të Kosovës, pa dyshim, ngjarja më e rëndësishme për ne është edhe Dita e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt 2008”, ka shkruar Lushtaku.
“Aspak më e parëndësishme nuk është edhe akti i themelimit të Ushtrisë së Kosovës, e cila do të mundësohet me miratimin e ligjeve në Kuvendin e Kosovës, nga përfaqësuesit e zgjedhur të popullit. Ju bëj thirrje që propozimin tim ta mbështesin në radhë të parë dy kolegët e mi deputetë, Rexhep Selimi e Daut Haradinaj, të cilët ishin protagonistët kryesorë, së bashku me heroin e kombit, Mujë Krasniqin, kur doli hapur UÇK-ja”, ka shkruar tutje ai.
Ai shpreson se do të marr përkrahje në lidhje me këtë propozim nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe të gjithë kolegët tjerë deputetë qofshin ata të pozitës apo të opozitës.
“Mendoj se ushtria por edhe kjo datë simbolike të jetë një arsye për të na bashkuar jo vetëm për këtë proces por edhe për rrugën tonë euro-atlantike”, ka përfunduar postimin Lushtaku.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4













