Integrimi
Luani, polic dhe humorist i suksesshëm në Gjermani
Për programin e tij të humorit, Luani së fund ka marrë çmimin "Silberne Besen" ("Fshesa e Argjendtë") - çmimi i njohur gjerman për artistët e kabaresë
Në programin e tij stand-up humoristi 33-vjeçar, Luani, flet për përditshmërinë e tij prej polici. E vërtetë, inkurajuese dhe thjesht argëtuese. Fëmijëria me të atin e rreptë shqiptar, por edhe takimet si polic janë pjesë e komedisë së tij, transmeton albinfo.ch.
Çdo ditë ai, si polic, takon njerëz nga më të ndryshmit.| Janë fëmijë që e përshëndesin me dorë, por edhe persona provokues që duan të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me sy me Luanin.
Për programin e tij të humorit, Luani së fund ka marrë çmimin “Silberne Besen” (“Fshesa e Argjendtë”) – çmimi i njohur gjerman ër artistët e kabaresë.
Në studion e emisionit “Landesschau”, të televizionit SWR, aktori i humorit shpjegon përse ndodh shpesh që ta shikojnë me mosbesim si një polic me origjinë shqiptare dhe si ka rrjedhur ardhja e tij nga Kosova (Mitrovica) në stacionin kryesor hekurudhor të Shtutgartit.
Kur Luani, si fëmijë katërvjeçar kishte ardhur në Gjermani me prindërit e tij nga një prejardhje e varfër në Kosovë, ai e kishte gjetur veten në një kulturë të re, kishte mësuar gjermanisht përmes lojës dhe kishte mbaruar shkollimin.
Pas përfundimit të praktikës në mekatronikë automobilistike, ai kishte bërë diplomën profesionale në kuadër të një programi studimi të dyfishtë dhe kështu është bërë punonjës policie në policinë e Landit (Baden Württemnberg).
“Në përgjithësi, kam pasur një fëmijëri të bukur, por kemi pritur 14 vjet për të fituar lejen e qëndrimit në Gjermani, derisa na thanë se mund të rrinim përgjithmonë këtu. Kjo është arsyeja pse kemi jetuar gjithmonë me frikë, nëse do të më dëbonin apo do të qëndroja këtu”.
Kështu, njeriu që ka jetuar 14 vjet në pasiguri, tani është përgjegjës për sigurinë, mbrojtjen dhe rendin, shkruan brd.de.
Si një profesion tjetër, tashmë i miratuar, polici realizon kabarenë e njohur si “Luan Comedy”, përcjell albinfo.ch. Luani bën parodi duke luajtur personazhet më të larmishëm në klipet e inskenuara në kanalet e rrjeteve sociale: Herë është shqiptari Fatmir, herë kroati Ivica apo turku Mustafa, të cilët zotërojnë të njëjtën situatë në mënyra të ndryshme.
Natyrisht ai parodizon edhe gjermanët autoktonë, si për shembullin njeriun familjar, të butë dhe mirëkuptues Dirk. Jeta reale i shkruan atij historitë më të mira, dramat më të çuditshme dhe goditjet më qesharake.
(Foto: Ilustrim nga faqja: Luancomedy.de)
E-Diaspora
-
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich Shtatë futbollistë me prejardhje shqiptare janë pjesë e ekipeve të moshave dhe të Bayern II... -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës Pas studimeve të suksesshme në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ajo vijoi specializimin në programin... -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak













