Të tjera
Lojërat Olimpike Dimërore, pa spektatorë të huaj
Kina do të lejojë vetëm spektatorë vendas në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin. Edhe rregullat e mbrojtjes ndaj koronavirusit për atletët janë bërë të qarta
Ashtu si në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të Verës në Tokio, edhe në Pekin në Lojërat Dimërore do të ketë masa kufizuese për shkak të pandemisë së koronavirusit: Spektatorë të huaj nuk do të lejohen. “Biletat do të shiten vetëm për spektatorë rezidentë në Kinën kontinentale, të cilët i plotësojnë masat kundër COVID-19, vuri në dukje Komiteti Olimpik pas një takimi me Komitetin Organizativ Olimpik të Lojërave në Pekin. Në këtë raund ishte i pranishëm edhe Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik. Se si do të realizohet konkretisht shitja e biletave dhe si do të jenë rregullat për spektatorët kinezë, kjo do të diskutohet, bëhet e ditur më tej, raporton DW, përcjell Albinfo.ch.
Sportistet dhe sportistët, që janë vaksinuar plotësisht ndaj koronavirusit, menjëherë pas mbërritjes në Kinë do të transportohen në një të ashtuquajtur “fluskë olimpike”, një kuartier i caktuar për secilin grup sportistësh. Sportistët do të lejohen të lëvizin vetëm në segmentin mes vendbanimit dhe mjedisit të stërvitjes të përcaktuara nga Komiteti Olimpik. Për qarkullimin në këtë segment ata nuk do të lejohen të përdorin transportin publik, por vetëm mjete transporti të vëna në dispozicion enkas për ta nga Komiteti Olimpik. Po ashtu për ditë ato do t’i nënshtrohet testit për COVID-19.
Këto rregulla vlejnë edhe për shtabet e përkujdesjes të ekipeve olimpike, për gazetarët që raportojnë mbi garat. Të tjera detaje për rregulloret dhe organizimin do të bëhen publike në të ashtuquajturat playbooks, që Komiteti Olimpik në Pekin do t’i komunikojë në fund të tetorit.
Sa gjasë ka për bojkotimin e Olimpiadës?
Shumë organizata të të drejtave të njeriut vazhdojnë të kërkojnë bojkotimin e Lojërave Olimpike në Kinë. Ato tërheqin vëmendjen për shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut ndaj ujgurëve në perëndim të Kinës si dhe në Mongolinë jugore, në Tibet dhe në Hon-Kong. Por aktualisht duket e pamundur që Lojërat Olimpike të bojkotohen për arsye politike.
Nëse ndodh një bojkot, ai mund të ketë karakter “diplomatik”, sikurse kërkoi me shumicë në korrik Parlamenti Europian: Përfaqësues qeveritarë dhe diplomatë duhet të refuzojnë ftesën për në Pekin duke iu referuar të drejtave të njeriut, thuhet në vendimin e europarlamentarëve. Por ky vendim nuk është i detyrueshëm për qeveritë. Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik është shprehur gjithashtu për një “bojkot diplomatik”. Ndër ata që e mbështesin këtë aksion janë edhe demokratja SHBA Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.
Udhëheqja kineze me shumë gjasë nuk do t’i lejojë protestat politike gjatë Lojërave Olimpike, e në rast se do të ketë prostesta, ato do të ndalohen. Fakti që spektatorët vendas do të marrin bileta, mund t’ua lehtësojë punën autoriteteve kineze për ta mbajtur gjendjen nën kontroll. Këtë radhë nuk do të ketë “sheshe të përcaktuara për protesta” si në Lojërat Olimpike Verore më 2008. Asokohe udhëheqja në Pekin i ndaloi demonstratat e regjistruara për 77 sektorët e përcaktuar për to.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












