Kosova
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga filmat në Kino Kosova
Platforma mediale albinfo.ch është partner medial i edicionit të pestë të Kino Kosova
Disa ditë para festivalit Kino Kosova në Bernë të Zvicrës, albinfo.ch dhuron 5×2 bileta për të shikuar njërin nga 30 filmat, që shfaqen nga data 11 deri 15 shtatpr 2024, në Bernë në Kino REX.
Festivali i këtij viti përqendrohet në temën «Contemplating» – «Përsiatje», duke shfaqur filma nga Kosova dhe diaspora e saj në kinematë e Bernës.
Bosnjë e Hercegovina është shteti mysafir këtë edicion në bashkëpunim me Sarajevo Film Festival dhe Shoqatën e kineastëve nga Bosnjë e Hercegovina, dhe me një program të veçantë me filmat e shkurtër zviceranë, në bashkëpunim me Festivalin e Filmit të Shkurtër nga Winterthur (Kurzfilmtage Winterthur).
Këtë vit Kino Kosova do të shfaqë mbi 30 filma, duke ofruar një program të larmishëm dhe atraktiv.
Përveç shfaqjeve të filmave, pjesëmarrja e artistëve do të jetë e lartë dhe do të ketë panel diskutime, ku audienca do të ketë mundësinë të thellohet në tema të ndryshme së bashku me kineastët dhe artistët. Midis tyre, një panel do të eksplorojë artin e filmave të shkurtër, ndërsa një tjetër do të shqyrtojë fuqinë transformuese të festivaleve të filmit në shoqëritë e pasluftës.
Gjithashtu, festivali do mirëpresë dy artiste nga Kosova, Blerta Hashani dhe Lumturie Krasniqi, të cilat po marrin pjesë në një rezidencë artistike në qendrën kulturore PROGR në Bernë përpara se të prezantojnë punën e tyre gjatë festivalit. Gjithashtu, festivalit do t’i shtojë ngjyra të pasura muzikore artistja shqiptare Linda Rukaj dhe kuarteti i saj, të cilët do të performojnë gjatë festivalit. Rukaj, një këngëtare, kompozitore, kitariste dhe kontrabasiste e talentuar, njihet për bashkëpunimet e saj me artistën e njohur të xhazit zvicerano-shqiptar, Elina Duni.
Fituesit do të njoftohen me e-mail nga albinfo.ch, ndërsa biletat ata do t`i marrin drejtpërdrejt në Kino Rex.
Personat fatlumë do të fitojnë nga një biletë në bazë të një përzgjedhjeje krejt të rastësishme.
Për t’u bërë pjesë e lojës mjafton të përgjigjeni në istagram —>>Instagram
Abononi albinfo.ch ✅
Pëlqeni këtë fotografi ?
Përmend në koment shoqen/shokun me të cilin dëshironi të shkoni bashkë në festival ?
Rregullat e pjesëmarrjes:
Loja do të fillojë sot, më 02.09.2024 dhe do të zgjasë deri më 10.09.2024.
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë individët që jetojnë në Zvicër dhe Lihtenshtajn, kuptohet të gjithë ata që kanë mbushur të paktën 18 vjet.
Pjesëmarrja është e ndaluar për nëpunësit e platformës chdhe pjesëtarët e tyre të afërt të familjes.Duke dhënë miratimin, pjesëmarrësi pranon mbledhjen e të dhënave të tij, përpunimin dhe përdorimin e tyre gjatë lojës.
Pjesëmarrësi bie dakord se këto të dhëna të siguruara në këtë lojë mund të përpunohen dhe transmetohen te albinfo.ch.
Të dhënat tuaja personale do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’u zbulohen palëve të treta. Duke marrë pjesë në garë, pjesëmarrësit pajtohen se të dhënat mund të përdoren për fushatat e mëtejshme të marketingut nga organizatori.
Të gjitha këto të dhëna mund të përdoren për qëllime të lojës dhe brenda rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.
Përcaktimi i fituesve do të bëhet nga albinfo.ch. Fituesit do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme sapo të përfundojë loja dhe do të lajmërohen me e-mail.
Biletat do të merren nga fituesit drejtpërdrejt në kinemanë ku jepet filmi.
E drejta për modifikim të rregullave
Organizatori rezervon të drejtën të ndërrojë këtë rregullore, dhe për këtë të gjithë pjesëmarrësit do të informohen në kohë.
Lexoni po ashtu:
Artistet nga Kosova do të prezantojnë artin e tyre në Festivalin e Filmit në Bernë
Më 11 shtator nis edicioni i pestë i Festivali të Filmit Kino Kosova në Bernë
E-Diaspora
-
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” Diaspora shqiptare zhvilloi të mërkurën në mbrëmje protestën e katërt me radhë në Gjenevë, duke vazhduar... -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026 -
Pranvera Hyseni solli nga SHBA një teleskop dhe e dhuroi në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve
Jeta në Austri
-
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair Gjykata Supreme e Austrisë (OGH) ka rrëzuar një gamë të gjerë klauzolash tarifash të përdorura nga... -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore












