Opinione
Lojë e përgjakshme shahu rreth Sirisë
Në tërë këtë, mungon dhembshëm lideshipi amerikan, sikur të ishte lufta zgjedhore amerikane një shfajësim i mjaftueshëm për të harruar Lindjen e Afërt dhe baraspeshën e superfuqive
Situata në Siri po bëhet gjithnjë e më jostabile: derisa Putin-i po teston armët e tij të teknologjisë së fundit, SHBA-të po tërhiqen gjithnjë e më shumë. Ky vakuum pushtetor po na rrezikon edhe ne, evropianëve.
Deri dje rusët dhe amerikanët ishin bashkë në mbajtjen nën kontroll të armatimit bërthamor të Iranit. Sot ato në Siri po bëjnë luftë reprezentive kundër njëra- tjetrës: Rusia e Putin-it, duke pasur në kujtesë humbjen në Afganistan, po teston armët e teknologjisë së fundit dhe po bën çdo gjë që të bombardojë rebelët rreth trupave shumë të reduktuara të presidentit sirian, Asad.
SHBA-të dëshirojnë ta arrijnë pikërisht të kundërtën: sulmin ndaj Asad-it t’ua lënë kryengritësve dhe ta zmbrapsin ndikimin e Iranit në aksin shiit nga Teherani në Libanin Jugor.
Të dy palët, për arsye të berndshme politike, po refuzojnë të dërgojnë trupa tokësore në Siri. Rusët po ndërtojnë, ndër të tjera, aerodrome, po i sigurojnë ato ushtarakisht dhe po e forcojnë bazën e tyre të vetme të marinës në Mesdhe, në Tartus, që është edhe bërthama e pushtetit të Asad-it.
SHBA-të ndihmojnë kurdët
Amerikanët, që kanë përvoja dëshpëruese nga përgatitja ushtarake e kryengritësve sirianë nga CIA, pasi që armët dhe trupat kaluan në rrugë të shkurtëra në duar të IS-it, kanë ndërprerë ndihmën dhe janë koncentruar me ndihmë materiale dhe profesionale tek kurdët në Veri të Irakut dhe në afërsi të kufirit turk, gjë e cila po ngjall mosbesim në Turqi, ku veprimet kundër IS-it po shërbejnë si një pretekst për luftë kundër kurdëve dhe për mobilizim politik në fushatën e tashme zgjedhore.
Drama me refugjatët në Evropë është rezultat i kësaj loje shumëdimensionale të shahut, fundi i së cilës do të afrohet atëherë kur fqinjët – Arabia Saudite dhe Irani të mos munden më, kur të ketë ikur edhe siriani i fundit në Evropë dhe kur fuqitë botërore ta kërcënojnë me armë nukleare njëra – tjetrën. Efektet anësore janë pothuajse njësoj serioze: ylli i kancelares ende të pushtetshme po zvetënon; menagjmenti i saj i krizës po dështon.
Fqinjët evropianë po përjetojnë thyerjen e sistemit Shengen dhe impotencën e burokracisë së Brukselit. Veç kësaj, Putin-i mundet edhe më ta destabilizojë gjendjen. Dhe në tërë këtë mungon dhembshëm lideshipi amerikan, sikur të ishte lufta zgjedhore amerikane një shfajësim i mjaftueshëm për të harruar Lindjen e Afërt dhe baraspeshën e superfuqive. Për sigurinë e Evropës as që mund të flitet.
Die Welt
Përkthimi: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












