Kosova
Lladrovci takon bashkatdhetaren, e cila është kandidate për parlamentin suedez
Pirraku është kryetare e Partisë Socialdemokrate për Komunën, Västeras të Suedisë, parti kjo e cila udhëheq qeverinë suedeze
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot në një takim, Aurora Pirraku-Eriksson, bashkatdhetaren tonë e cila jeton e vepron në Suedi, që njëherësh është edhe kandidate për parlamentin suedez.
Lladrovci ka falënderuar për vizitë, zonjën Pirraku dhe ka njoftuar për gjendjen e përgjithshme të Komunës së Drenasit dhe i ka ofruar mbështetje për të bashkëpunuar me komunat suedeze nga edhe vjen Pirraku, shkruan albinfo.ch.
Kandidatja për parlamentin suedez, Aurora Pirraku-Eriksson, ka thënë se në qytetin ku ajo vepron e jeton, ka gjithsejtë 46 komuna dhe ka thënë se do të krijojë bashkëpunim me komunat suedeze dhe komunës së Drenasit në fushën e arsimit, shëndetësisë, administratës dhe në fushën e biznesit. Pirraku theksoi se është e gatshme që të fillojnë bashkëpunimin në fushat e cekura që Drenasi të jetë një komunë e ngjashme me ato suedeze, pasi që kryetari Lladrovci i duhet kësaj Komune për të vazhduar ndryshimet që Drenasi të jetë një komunë model.
Pirraku është kryetare e Partisë Socialdemokrate për Komunën, Västeras të Suedisë, parti kjo e cila udhëheq qeverinë suedeze.
Ajo po ashtu është edhe femra e parë shqiptare në kryesinë e departamentit të mjekësisë, ku prej disa vitesh jep kontributin e saj, po ashtu është femra e parë shqiptare në historinë politike të Suedisë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












