Kosova
Lista Serbe del nga qeveria
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se më serbët nuk do të jenë pjesë e qeverisë Haradinaj.
Ai ka thënë se qeveria në Prishtinë më nuk do të ketë mbështetjen e Listës Serbe dhe se “shqiptarët tash do të bashkohen rreth interesave të vet sidomos kundër shqiptarëve”.
Këto deklarata Rakiq i dha të martën në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, një ditë pas arrestimit të Marko Gjuriqit në veri të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Jemi dëshmitar që pas ngjarjeve të djeshme të Mitrovicë dhe dhunës ndaj përfaqësuesve të Republikës së Serbisë, ne si përfaqësues legalë të serbëve në Kosovë nuk mund të jemi memecë ndaj kësaj, ajo çfarë ndodhi dje vërtet për secilin për ne ishte e tmerrshme kur ROSU ia mësynë njerëzve dhe kjo ishte arsyetimi i tyre që nuk pranuan kërkesën për vizitën në territorin tone. Dje kam thënë se arsyeja për sulmin e policisë në veri ishte e kot. Dua të them se Lista Srpska do të del nga qeveria dhe ata nuk do ta kenë më përkrahjen tonë, e dimë se ata do të bashkohen rreth interesave të vet sidomos kundër serbëve ata bashkon lehtë por do të bashkomi edhe ne”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C











