Kosova
Limaj mbron Haradinajn nga sulmet e Erdoganit
“Askush dhe asgjë nuk mund ta kërcënojë Qeverinë dhe kryeministrin e Kosovës, veç popullit, ai ia ka dhënë mandatin, ai e largon, ai e fuqizon"
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka bërë një reagim të ashpër ndaj kërcënimeve të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Nga Prizreni, Limaj ka thënë se askush dhe asgjë nuk mund ta kërcënojë Qeverinë dhe kryeministrin e Kosovës, veç popullit.
Ai ka theksuar se “duhet ta ketë të qartë presidenti i Turqisë, miqësinë e ka treguar Kosova, por Kosova miqësinë nuk e shkëmben me vazalitet”.
“Askush dhe asgjë nuk mund ta kërcënojë Qeverinë dhe kryeministrin e Kosovës, veç popullit, ai ia ka dhënë mandatin, ai e largon, ai e fuqizon. Asnjë shtet, asnjë lider, asnjë vend, sa do i fuqishëm që është, nuk mundet të drejtojë e të na tregojë se kush mundet me qeverisë me Republikën e Kosovës. Duhet ta ketë të qartë edhe presidenti i Turqisë, miqësinë e ka treguar Kosova, por miqësinë nuk e shkëmben Kosova me vazalitet, ne jemi shtet i pavarur. Kryeministri i Republikës së Kosovës ka zbatuar Kushtetutën e Kosovës, ka mbrojtur interesin e vendit. Qeveria e Republikës së Kosovës ka me vazhduar të mbrojë interesin e vendit dhe kushdo që tenton të prekë interesin e Republikës së Kosovës do të merr përgjigje të njëjtë. Shteti i Kosovës është vend demokratik, sundon Kushtetuta dhe ligji. Përcaktimi i popullit të Kosovës është përcaktim perëndimor, vizioni jonë është Evropa, vlerat qytetëruese të Evropës, sepse kombi shqiptar i ka përkitur çdoherë dhe i përket vlerave të civilizimit perëndimor”, tha Limaj, raporton Kosovapress.
Limaj shtoi se vlera më e madhe e kombit shqiptar është mikpritja dhe individë të papërgjegjshëm kanë tentuar ta sulmojnë vlerën më të ndjeshme dhe më të pasur të kombit shqiptar.
“Asnjëherë Kosova nuk ka pre në besë dhe nuk ka dorëzuar, siç ka ndodhur herën e kaluar, dhe kjo nuk është vepër e Kosovës, por kjo është vepër e dyshimtë për interesa personale”, ka thënë Limaj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena










