Kosova
Ligji për njohjen e stazhit të arsimtarëve për vitet 90-ta, duhet të kalojë procedurat
"Ky Ligj është trajtuar me prioritetin më të lartë brenda Ministrisë së Financave me qëllim e vetëm që ti jepet mbështetje realizimit të të drejtave që dalin nga ky projektligj"
Ligji për Statusin e Punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta, duhet të respektojë procedurat ligjore të adresimit ashtu siç e përcaktohet në nenin 18 të Ligjit të Buxhetit për vitin 2018. Kështu thuhet në një komunikatë për media të Ministrisë së Financave.
“Ministria e Financave sqaron të gjithë punëtoret e arsimit dhe opinionin publik se ky Ligj është trajtuar me prioritetin më të lartë brenda Ministrisë së Financave me qëllim e vetëm që ti jepet mbështetje realizimit të të drejtave që dalin nga ky projektligj”, thuhet në komunikatën e Ministrisë që u bë si reagimi i paralajmërimit të grevës nga SBASHK-u.
Tutje në komunikatë thuhet se Ministria e Financave nuk mund të japë aprovim për një Projektligj, i cili nuk i respekton procedurat e Ligjit të Buxhetit e Ligjit për menaxhimin e Financave Publike. Ky Ligj është bërë shkaktari kryesorë i grevave në sektorin e arsimit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










