Kosova
Liderët me pasaporta shqiptare, qytetarët e izoluar
Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që ende nuk mund të lëvizë pa viza
Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të lëvizin lirshëm. Para tetë vjetësh, BE-ja ka liberalizuar vizat për një shtet të Ballkanit Perëndimor, raporton KTV.
Atë kohë, të gjitha vendet, pos Kosovës, nisën lëvizjen e lirë brenda Zonës Schengen, përcjell albinfo.ch.
Kjo, vazhdon të jetë e pamundur për qytetarët e Kosovës, por jo edhe për politikanët që udhëheqin këtë shtet.
Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që ende nuk mund të lëvizë pa viza. Në këmbim të kësaj, Bashkimi Evropian kërkon veprime konkrete dhe të dukshme në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe gjithashtu votimin e përcaktimit të kufirit me Malin e Zi.
Para tetë vjetësh, kur Shqipëria e Bosnja e Hercegovina nisën të lëvizin lirshëm, iu bashkuan të gjitha shteteve tjera që nuk iu duhen viza për udhëtime në zonën Schengen. Liderët, që udhëheqin Kosovën, nuk e kanë problemin e qytetarëve të tyre. Vizat i marrin lehtësisht e shumica prej tyre kanë vendosur të kenë shtetësi të Shqipërisë, privilegj të cilin nuk e kanë qytetarët e rëndomtë.
I fundit që është pajisur me pasaportë shqiptare është kryeministri Ramush Haradinaj.
Pasaportë shqiptare ka edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, por sipas këshilltarëve të tij, që nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, ai nuk e përdor atë.
Në Zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ndërkaq kanë thënë se ai nuk pranon shtetësi tjetër, pos të Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











