Kosova
Lënia e Kosovës jashtë INTERPOL-it, mundësi që kriminelët të fshihen
Mospranimi i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë- INTERPOL, e bën më të vështirë jo vetëm qasjen, por edhe punën dhe efikasitetin e organeve të rendit për luftimin e krimit, kontrabandës e terrorizmit.
Bashkëpunimi ndërmjet policive nga vende të ndryshme të botës, konsiderohet si i domosdoshëm në luftimin e dukurive negative, të cilat shtrihen në shumë vende.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, thotë për Radion Evropa e Lirë se fakti që Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it, krijon një zbrazëtirë informacioni, ngase Policia e Kosovës nuk ka qasje në bazën e të dhënave të kësaj organizate, përcjell Albinfo.ch.
“Kosova nuk ka qasje direkte në databazat e INTERPOL-it, që do të thotë se çdo veturë e vjedhur mund të hyjë në Kosovë dhe ne të mos kemi informacione. Çdo dokument i vjedhur mund të përdoret nëpër kufijtë tanë dhe ne mos ta dimë, ndërsa edhe personat që janë në kërkim ndërkombëtar, mund të frekuentojnë Kosovën dhe ne mos të jemi në dijeni”.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












