Kosova
Lëndohet një grua nga hajnat që grabiten Money Gramin në Prishtinë
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13 të së shtunës ku dy persona të maskuar kanë hyrë në lokal, duke e goditur atë në kokë
Dy persona kanë lënduar një 63-vjeçare, duke e lënë pa ndjenja për një kohë, në një pikë të Money Gramit në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13 të së shtunës ku dy persona të maskuar kanë hyrë në lokal, duke e goditur atë në kokë. Ajo është dërguar për tretman në QKUK. Policia thotë se ka të bëjë me grabitje dhe se po bëhen hetimet e nevojshme për identifikimin e të dyshuarve të mundshëm të përfshirë në këtë rast.
“Njësia policore menjëherë i është përgjigjur rastit dhe ende pa arritur në lokacion, kemi marrë informata shtesë se kemi të bëjmë me grabitje. Një person femër dyshohet se si pasojë e sulmit, gjatë grabitjes ka marrë lëndime trupore në kokë”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Sipas Policisë së Kosovës, vlera e parave të grabitura ka mbetur të konfirmohet.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital








