Lajme
Lëndohet kosovari, duke kundërshtuar dëbimin nga Gjermania
Gjatë negociatave, ai është hedhur nga dritarja e katit të parë në një bodrum dhe ka pësuar lëndime
Me rastin e përpjekjeve për dëbim të një burri nga Kosova, që ishte planifikuar për sot, më 13 shtator 2022, në Gelsenkirchen, 51-vjeçari i ka shkaktuar vetes lëndime, shkruan ots.de.
Para kësaj, ai nuk i kishte lënë zyrtarët e zyrës së emigracionit të hynin në banesë dhe kishte kërcënuar me armë nga dritarja, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye, i është kërkuar ndihmë policisë, e cila ka arritur në vendin e ngjarjes.
Policët, të cilët janë alarmuar në orën 06:08, kanë rrethuar zonën përreth shtëpisë në fjalë. Forcat speciale kanë komunikuar me personin, në përpjekje për ta detyruar atë të dorëzohej. Gjatë negociatave, ai është hedhur nga dritarja e katit të parë në një bodrum dhe ka pësuar lëndime.
Mjekët e kanë dërguar atë në spital për trajtim. Policia ka nisur hetimet ndaj kosovarit për posedim të armës së zjarrit.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












