Maqedonia
Lënda “Tanku”: kërkohet dënimi i Gruevskit dhe Popovskit
Pala e akuzës kërkon dënimin e Nikolla Gruevskit dhe Gjoko Popovskit, në lidhje me lëndën e PSP-së, “Tanku”, respektivisht për blerjen e Mercedesit prej rreth 600 mijë eurove, shkruan Art Channel.
Në vitin 2011 Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka sjellë vendim për blerje të një veture që do të kushtonte më së shumti 243.000 euro për shkak buxhetit të varfër të Ministrisë, por me ndikimin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili ka kërkuar veturë luksoze, ish-ministrja Gordana Jankulovska ka nënshkruar vendim për furnizim të veturës prej rreth 600.000 eurove.
Kështu prokurori i Prokurorisë Speciale Publike i filloi fjalët përfundimtare të rastit “Tank” për pjesën rreth ndikimit joligjor të Gruevskit për furnizimin e mercedesit luksoz, të cilin nuk kanë mundur ta refuzojnë sepse ishte shef.
Ai i theksoi të gjitha dëshmitë se si është manipuluar furnizimi publik nga ana e të aluzuarit të tretë, ish-shefi i furnizimeve publike në MPB. Gjegjësisht, se si me ato kritere me të cilej kërkohej vetura është përjashtuar konkurrenca. Për specifikat teknike që janë theksuar në dokumentacionin e tenderit, ofertë ka dhënë vetëm “Makautostar”. PSP e lexoi edhe “bombën” ku Gruevski i thotë Jankullovsës se deri në zgjedhjet lokale do të vozitet me veturën e vjetër, gjegjësisht te vendi ku do ta presin gazetarët dhe qytetarët, ndërsa pas zgjedhjeve lokale, do të themi, siç tha, se e kemi marrë nga MPB. Jankullovska është veçuar nga procedura e rastit “Tank”. Prokurori Gavrill Bubevski kërkoi aktvendim dënues për Gruevskin sepse, siç tha, me vetëdije e ka kryer veprën. Gjithashtu është kërkuar aktvendim dënues edhe për Popovskin për shkelje të ligjit për furnizime publike për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizim.
Sipas akuzës, është e qartë se kompania Mak Auto Start është favorizuar, pasi që ka qenë përfaqësuesi i përgjithshëm për veturat Mercedes, dhe se me kushtin që vetura të servisohet vetëm te një automekanik i autorizuar, e ka përjashtuar konkurencën, sepse vetëm kjo kompani është e autorizuar. Akuza konsideron se paratë për Mercedesin janë harxhuar në formë jo të arsyeshme, për shkak të mënjanimit të konkurrencës.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












