Kosova
Lekaj: Ende s’kemi marrë vendim për 63 milionëshin
Ai ka mohuar se institucionet e vendit kanë pranuar të paguajnë një shumë të tillë, e cila është mbledhur nga mospagesa e mjeteve gjatë viteve 2014-2015-2016
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë të ditur se kjo ministri është ende në diskutime me “Bechtel Enka”-n rreth kërkesës së kësaj të fundit për t’iu paguar shuma prej 63 milionë eurosh.
Ai ka mohuar se institucionet e vendit kanë pranuar të paguajnë një shumë të tillë, e cila është mbledhur nga mospagesa e mjeteve gjatë viteve 2014-2015-2016.
“Ajo nuk i përket periudhës tonë 100 ditore që e kemi pasur, por i takon periudhës 3 vjeçare, 2014-2015 dhe 2016 sepse nuk i kanë kryer obligimet e veta si qeveri si ministri dhe ka ardhur tek ky pretendim. Unë asnjëherë nuk e kam thënë që ky 63 milionësh do të paguhet, por kam thënë që ne do të negociojmë”, ka thënë Lekaj.
Këto komente i pari i Ministrisë së Infrastrukturës i ka bërë në vizitën bërë punimeve në këtë autostradë me çka është njoftuar se segmenti tjetër nga Ferizaj deri në fshatin Doganaj do të përfundoj në qershorin e këtij viti.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









